Nika: A është koha të inicohet formimi i myftinisë shqiptarte në Mal të Zi?!

December 23, 2016   | Opinione

myftinia shqiptarte në Mal të ZiShkruan Muhamet  Nika

 (Ka shumë arsye që kjo të ndodhë  , por këtu po sjellim vetëm një refleksion të rastit të një  besimtari  , kur   i ra  në dorë  kalendari i  sivjetshëm i  Meshihatit i  botuar   – pa shqipe…)?!

E për strukturat udhëheqëse në këtë kryesi dhe institucioneve drejtuese , të mos flasim – shqiptarët morën fund njëherë e përgjithmonë me ikjen e reisit paraprak Idriz Demirit..?!Kjo konfirmohet edhe  me ndërrimet kushtetuese – ku reisi aktual bëhet i përjetshëm…?!!

 

Ndërsa  e gjithë  kjo  deri sot, publikisht  as kujt  nuk po  ia   vret as  veshin e  as syrin… qoftë  kleri fetarë – imamëve shqiptarë, qoftë  politikanëve , ashtu si iu vrau veshin fjalori i gjuhës malazeze- Gencit, ose kur  u angazhuan për ”  paradat e krenarisë ..”?!

Rasti dëshmon siç duket  që strukturat udhëheqëse dhe imamët  në  kryesi të Meshihatit, të kenë  mbetur me vetëdije dhe organizim komunist dhe  se i kanë të prishur “senzorët”   kombëtarë të reagimit  në  deformim të gjuhës e asimilim..)?!!

Ata vazhdimisht  na poshtërojnë dhe na fyejnë  mendojnë besimtarët ( për prijësit  boshnjakë – me boshnjakishte) e cila ka okupuar shqipen – qoftë edhe gjatë predikimeve ku u jepet hapësirë më shumë se dijetarëve nga hapësira tjetër shqiptare e  të cilët nuk është se janë  aspak më inferiore nga ata  ndërsa    na mungojnë si mysafirë  me predikime….?!!

Duhet të ceket sipas neve , se  edhe kur fjala është  si   komb-  na  njëkohësisht  duam fenë , gjuhën dhe lirinë  si  të pa ndara , qoftë tonën , qoftë të huajën.

Ose udhëheqësit e këtillë   janë tutkunë   dhe nuk  janë të vetëdijshëm  se  na provokojnë kur e bëjnë vazhdimisht   këtë…?!

Këta nuk e dinë që  te shqiptarët edhe Adem Jashari vdiq me abdes pasi ish çuar të falë sabahun  në  mëngjes – kur pa se ishte i rrethuar në Prekaz  nga militantët serbë..?!!

Mbase  ndoshta puna është   edhe më keq, duke qenë me shekuj pa shtet ,  e të pushtuar e të prishur…,  kanë filluar e  vuajnë nga kompleksi i boshnjakizimit  duke u vënë  me marifet  apo pavetëdije pak  ka rëndësi, në krahun e ortodoksisë serbo sllave  me tendenca asimiluese ndaj shqiptarëve…?!

Se diçka të ndytë ,  ka nga kjo punë ,sipas neve ,  dëshmon edhe rasti i popullsisë  boshnjake të vendosur në Shqipërinë e mesme rreth viteve 1870 e të cilët  në kohën e rrëmujës ballkanike të Luftës së Parë Botërore , filluan absurdin e vet duke përkrahur bandën e Haxhi Qamilit që shpalli pavarësinë e Shqipërisë …, duke  proklamuar me këtë rast bile edhe  kthimin e  baba sulltanit  në pushtet?! Puna e tyre atëherë shkoi aq larg sa propozonin që të tërhiqej prej përdorimit  madje edhe Alfabeti Shqip i Manastirit dhe shqipja të shkruhej me alfabet arab…?!!

Koha – nëse ndonjëherë ishte… ,  që besimtarët tanë për identitetin e vet të shpreheshin se “ jam turk elhamdulilah..”  moti duhet të ketë perënduar.

Për fund, hartuesit , si duket  harrojnë se  islami  ashtu si katolicizmi, njëlloj është gjithëpërfshirës..?! Dhe urdhëron  në ruajtjen e marrëdhënieve farefisnore,  të gjuhës  dhe kombit.

Allahu na mëson  dhe na garanton që në DITEN E GJYKIMIT, ai komb, popull dhe fis , familje etj.  i cili  është i kënaqur  me anëtarin apo me prijësin e vet  edhe  allahu do të jetë i kënaqur me te në  këtë dhe atë botë ..?!

Andaj duke pasur para sysh këtë , mbase ka ardhur koha të kërkojmë formimin e myftinisë  shqiptare  tonën deri sa nuk është vonë.

Ajo do të  përfshijë zonën lindore të takvimit  që dallon në kohë falje të  namazit të zonës perëndimore(Bosnës). Këtë na e mësojnë edhe hartat e vjetra- ne si shqiptarë kurrë nuk i përkisnim zonës perëndimore myslimano-boshnjake, as si Vilajet….e kjo nuk ishte me siguri ndonjë   rastësi nga turqit….?!!

myftinia shqiptarte në Mal të Zi-1