U miratua programi i ri operativ i Organizatës Turistike të Ulqinit 2017

December 23, 2016   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

U miratua programi i ri operativ i OT-ULQIN-ULCINJKumtesë nga Kuvendi i Organizatës Turistike

Sot u mbajt Kuvendi  i Organizatës Turistike  të qytetit tonë ku  u miratua Programi i punes  për vitin 2017.Drejtori i OT, Mr.Fuad Haxhibeti  tha se  pret  që të hyrat e mjeteve të shënojnë rritje  dhe kjo do të mundësonte  realizimin e teresishëm të  investimeve në  promovimin e  qytetit, zhvillimin e  kulturës, organiyimin e  manifestimeve të ndryshme , festivaleve, pjesëmarrjen  në  panairet  ndërkombetare  dhe investimeve  ne projektet  infrastrukturore në teritorin e komunës tonë. Gjithnje sipas numrit një të OT  vemendje do ti kushtohet  zvogëlimit të shpenzimeve  dhe shfrytezimit të mjeteve  në mënyrë më efikase . Risi në  planin vjetor  për vitin 2017 është ndërtimi i të ashtuquajtura ballkone  në Shtegvashë  dhe në Mavrijan,  ndërtimi i  palestrave në natyrë, organizimi i ditëve të Servantesit, manifestimi ,,Të gjithë për turizëm,, të cilit do i shtohet në kalendarin e aktiviteteve kulturore ,,Ditët  e kuzhines  Ulqinake,, dhe  aktivitete  dhe manifestime të tjera ne bashkëpunim me qendrën për kulturë, Komunën e Ulqinit  dhe  Shoqatat e sektorit joqeveritar.

Kuvendin e  udhehoqi kryetari i komunës Nazif Cungu  i cili nenvizoi se  gjatë vitit 2017 pret  realizimin e nje serë  projekteve të rendesishën në infrastrukturë  që do ti japin një shtytje zhvillimit te turizmit të qytetit tonë. Ai po ashtu nenvizoi se janë ndërmarrë një sërë aktivitetesh për kthimin e  tur-operatorëve  gjerman „TUI“. Sipas tij edhe metej bashkëpunimi me  sektorin privat do te jetë në qendër të vemendjes  dhe e terë kjo  për të krijuar  një  strategji adekuate  per  zhvillimin e  qytetit. Rëndësi të  vecantë sipas kryetarit të komunes  ka grumbullimi i takse banimit  që do të mundësonte  dhe do të ishte parakusht i investimeve  për  zhvillimin e  turizmit elitar.

U miratua programi i ri operativ i OT-ULQIN-ULCINJ-1 U miratua programi i ri operativ i OT-ULQIN-ULCINJ-2