Lokalizohet zjarri në ish-deponinë Hija në Kruç

December 24, 2016   | Shoqëria / Društvo

Ko je zapalio pozar na deponiji MavrijanPër vënien e zjarrit që ka shpërthyer të enjten në kodren e Mavrjanit quajtur ish – deponia Hija në Kruç, ash për tash është nën kontroll, ka njoftuar shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme, raporton gazeta “Vijesti”.

Ngjarja

Vetëm pak kilometra larg qendrës së Komunës së Ulqinit, në rrugën që shpie drejt fshatit të Kruçit të rrethit të Mavrjanit kundërmon nga mbeturinat ish-deponia Hija, deponi kjo që shtrihet përgjatë bregut të detit adriatik.

Kjo është gjendja momentale me deponinë e egër të Hijes. Kohë pas kohe kjo deponi përfshihet edhe nga zjarri me çka lirohet një erë e rëndë dhe kundërmuese e cila tani më prej vitesh po i maltreton banorët e Kruçit.
Gazetë Vijesti transmeton Thashe e Themë te vendasve se bëhet fjalë për djegien e qëllimshme të 200 deri në 300 gomave të kamionëve dhe automjeteve, që shkaktuan tym i cili, i bartur me erën veriore, mbërriti deri në Utjehë dhe Veliki Pjesak.

Kurse nga ana tjetër e Bashkësisë lokale te Kruçit thuhet se është paraparë që në ish-deponin të hidhet materialit ndërtimor,dheu dhe shutë në mënyrë që kjo hapësirë të dystohet dhe të mbulohen mbetjet e deponisë së dikurshme.
Mustaf Gorana

Kurse nga Sekretari për Veprimtari komunale dhe mbrojtje të mjedisit Mustaf Gorana, tha për televizionin Teuta se me planin hapsinor për Komunën e Ulqinit është paraprë që deponia për hedhjen e materialit ndërtimor të jetë në Gaç, kurse me buxhet të komunës janë paraparë edhe mjetet për ndërtmin e rrugës që do të çojë në deponi.

Gorana tha se komuna po ashtu ka për detyrë të hartojë planin lokal për menaxhimin e mbeturinave, të cilat në të ardhmen duhet të grumbullohen në mënyrë të caktuar në varësi të llojit të tyre. Ai u shpreh se ndërgjegjsimi i qytetarëve për menaxhimin e rregullt të tyre do të jetë vendimtar në suksesin e këtij plani, pa të cilin nuk mund të vazhdohet drejt integrimeve europiane.

Ko je zapalio pozar na deponiji Mavrijan-1

Ko je zapalio pozar na deponiji Mavrijan-2
Ko je zapalio pozar na deponiji Mavrijan-3