Nika: Ulqin – Laraklosat në gjueti…?!

December 26, 2016   | Opinione

Protesta-Muhamet-Nika-UlqinKëtyre ditëve për arsye të mos dijes dhe mos njohjes së ligjit që zakonisht  shquhen anëtarët e    bordeve  drejtues në pushtetin vendor po duket se   kësaj radhe  e   “ hëngëri …”edhe  Ndërmarrja e Gjuetisë . Kjo  në emër të kompensimit  për punë në  Këshillat Drejtues të  saj , që nga viti 2012  u detyruar të paguaj   16 mijë eur.   E të  cilat  ia morën ish drejtuesit  që e kishin  drejtuar  atë “ për marshallah …”?!

Mësohet se gjithashtu , kjo ndërmarrje për mes”  Izvršitelit –përmbaruesit  publikë“ pritet  të bllokohet edhe për 21 mijë euro..?!

Vendimi për kompensim   gjë normale se dihet që  duhet të  ekzistojë dhe të bëhet për çdo kë, por problemi është sepse ai u  realizua në mënyrë të pa ligjshme nga se dëshmohet  që   u dha me një akt intern të vetë anëtarëve të këshillit…, ku kryetari  i  këshillit ia caktoi vetes  diku nja 350 euro pagë mujore , kurse anë tarëve  të tij nga 250 euro…, pa e kaluar atë në kuvend komunal?!

Shyqyr Zotit , po themi  që nuk iu shkoi   mendja  ta shtojnë edhe për një zero që ka mundur  fare lehtë kompenzimin mujor…?!

Një vendim i tillë i bënë edhe vetë ata fajtorë për dëm të krijuar si drejtues , pasi veç kuptohet  që iu desh  detyrimisht , të depononin  nënshkrim  në gjykatën ekonomike në Podgoricë, para se  ta pranonin postin…?! Shpresojmë se ata janë të vetëdijshëm për këtë…?!

Sipas ligjit  në fuqi, njeriu nuk mund të jetë vetë urdhër dhënës i pagesës së tillë dhe vetë ekzekutues , si  në rastin konkret  e që  na kujton atë punën e laraklosit të   Fishtës, në atë  vjerrshën e njohur të tij, kur thotë : Lara Klos more Lara Klos- vetë shkruaj e vetë vulos dhe kërkush nuk të thetë mos….?!

Ajet Zaga

Drejtori aktual Ajet Zaga , për  gjithë këtë  thotë se   nuk ka njohuri sepse lënda ish bërë në kohën e drejtorëve paraprakë, kurse e mbrojti dhe e humbi mbrojtësi i komunës…?!!

Por pohon se nuk e ka të qartë se si gjyqi vendos për zbatim të vendimeve të pa ligjshme dhe që shihet se janë  jashtë çdo procedure ligjore me sy  që nga avioni…?!!