Italiani kapet me drogë në makinë në kufirin Sukobin – Muriqan

December 27, 2016   | Ngjarjet - Events

Italiani kapet me drogë në kufirin Sukobin - MuriqanNjë tjetër sasi droge është kapur në Pikën kufitare të Muriqanit me Malin e Zi. Droga është gjetur e fshehur në brendësi të një automjeti që drejtohej nga një shtetas italian.

Pas konstatimit të lëndës narkotike u vendos në pranga shtetasi italian Lorenzo Pratti, 24 vjeç, i cili e kishte futur drogën në brendësi të sediljeve dhe motorit në pjesën e përparme të automjetit “Audi”, me targa DE 090 AT.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. /Blitz.al/

Italiani kapet me drogë në kufirin Sukobin - Muriqan-1