Nika: Hajro Hajdari nuk e plagosi por e vrau frikën te krijuesit shqiptar në Mal të Zi?!

December 28, 2016   | Opinione

Hajrulla-Hajdari-UlqinHeqja e cenzurës  së regjimit që ekzistonte te shqiptarët në Mal Të Zi e vënë nga sistemi i mëparshëm , kuptohet se nuk do të nënkuptonte  vetvetiu edhe heqjen  e auto cenzures dhe auto frikës te krijuesit tanë rreth guximit për të folur haptas e duke mos e maskuar të vërtetën e hidhur që ngjau me fatin e shqiptarëve  pas Kongresit të Berlinit dhe Paqes së Shën Stefanit në këto troje.

Duke përjashtuar disa nga të rrallët që edhe mund të kenë botuar libra të këtilla , por që nuk u përuruan nga shoqatat  del që ky të jetë i pari po duket për objektivitet dhe guxim që ka në këtë lëmi. Uroj që Shoqata e Art Clubit të gjurmojë e hulumtojë për autorë të tillë e të cilët edhe ata e meritojnë një përurim  të këtij niveli.

Tjetër , uroj që ky libër me parametra  argumentues   e se si duhet , të shënojë edhe një ofensivë  të promovimit të vlerave të njëmendta krijuese në raport me anti -vlerat  që shpesh promovohen pa kurrfarë kriteri nga individë sharlatanë dhe   pseudo kulturorë e injorante  në kuptimin e  pa shkolluara që kanë pushtuar jetën kulturore të qytetit, ngjashëm  si muzika tallava. …?!!

Në krijimtarinë  e përmendur të anti vlerave  në nivel qyteti , po ngjet ajo , si puna  e asaj  kur akademikut, shohim  t’i shes mend një “ autodidakt- samouk” .  Që nënkupton ti tolerosh dikujt të qes vasë ose  mbaj predikim  mu si hoxha apo prifti pa qenë….?!!

 

Pra ,ngjashëm si në tallave edhe këtyre krijuesve  nuk  shohim tu hyjnë në punë   notat e plota të pentagramit muzikor në testaturë , por kënaqen duke  rrokur vetëm gjysmëtonet në tastierën e zezë për melodi, e kjo është  koduar si anti-vlerë  në artin  muzikor  ?!!

Një libër gjithëpërfshirës si me titull si me punë.

Të gjithëve na ka ndodhur të lexojmë libra me tituj të mëdhenj, por kur i hapë dhe lexon nuk janë kështu dhe titulli nuk u korrespondon me ambicien e lëndës që trajtohet në titull…?!

Me këtë libër nuk është kështu, ai me siguri është  pa dyshim  i pari dhe i fundit. Të tjerët , mund të jenë të shkruar vetëm si  përsëritje të materjes …?!

Ai po duket është i veçantë edhe  si i pari që i trajton në formë gjithëpërfshirëse  të gjitha trevat  shqiptare në  Mal të Zi   duke iu përkushtuar  njëkohësisht të gjitha ngjarjeve   precizitet dhe argumentim të veçantë.

Ajo që të mahnitë në këto situata është edhe fakti i ndikimit dhe unifikimit të një ngjarjeje tragjike dhe heroike e cila ka ndodh  diku p.sh. në Plavë, lufta   ta zëmë e Nokshiqit, por që   autori e shënon të kënduar nga këngëtari popullor midis të   Krajës dhe Anës së Malit në dasma , si përjetim të  trevës së vet..?!!

Pra edhe pse të izoluara  – disi larg për kohën trevat shihet se në të gjithë damarët e kombit kishin dhimbje dhe ndjesi të njëjtë. Kjo punë hetohet edhe në këngët tjera  nga të cilat njëra edhe u këndua në promovim. Fakt ky që  dëshmon se shqiptarët në këtë kohë , nuk ishin ashtu si tjerët për rreth të mbetur në kategorinë e fisit- dhe u desh fuqia e carit rus t’i ngrit  mbi këtë nivel , me vetëdije..?! Shqiptarët e Malit të Zi , kishin nisur “ mu ba milet- Komb”…, e dhe pse të vendosur në krahina disi të izoluara mes malesh?!!

Për fund ndjej nevojën të distancohem nga ata të cilët punën e tyre e lidhen me punën e heroit mitik Sizifit, duke e keqkuptuar njërin apo  tjetrin. Fjalën e kemi për  një hero  të  guximshëm dhe dinak  i mitologjisë greke, i cili , përveç tjerash u dënua nga perënditë e etura për gjak- fli njerëzore,  pasi  arrinte t’i mashtronte në këtë punë duke mos iu bërë flinë e kërkuar.

Dhe ngjau   për këtë të dënohej nga perënditë  që tërë jetën të shtyrë  gurë  nga fundi i malit , për t’i ngjitur  në maje të tij , punë të cilën e bënte kot, nga se   nuk arrinte ta bënte- gurët  dihet pak pa dalë në maje , vazhdimisht i rrokulliseshin.

Ky ashtu si edhe të  gjithë kranjanët tjerë ( njëherë në mote…), në veçanti  ashtu si Harullah Koliqi  dhe Hajrudin Muja ,  gurin arritën ta çojnë secili nga faqja e vet në majë të Rumisë, dhe aty bashkë me kranjanët e vet do hynë në majë të saj e  të   këndojnë  tradicionalisht “der sa jeta mos tu shueke..”, këngën :O j Rumija bjeshkë e naltë  , ti u bash ma e nalt se je …?!!

Guri që duhej e mungonte si në shenjtërinë monoteiste   u vendos në majë….?! Perënditë u mundën….?!!

Ja  edhe një shembull i mungesës së auti cenzurës në vepër:

Dokument-Kovaci