Nimanbegu i kënaqur me votimin e Planit Hapsinor të Komunës së Ulqinit

December 29, 2016   | Politika

Genci-NimanbeguTë nderuar miq,
Kuvendi i Ulqinit, pas shumë vitesh, me 28.12.2016. ka miratuar Planin Hapsinor Urbanistik për Komunën e Ulqinit. Për këtë plan kemi punuar shumë kohë duke i inkuadruar edhe vërejtjet e qytetarëve dhe të vetë Komunës. Dua të theksoj faktin se kjo pikë është miratuar edhe si pjesë e Marrëveshtjes së nënshkruar muajin e kaluar me partnerët e koalicionit qeverisës të Malit të Zi, sepse PHU së bashku me vërejtjet ishin pjesë e kushteve të Marrëveshtjes.
Janë të mrojtura zonat kyçe: Valdanosi dhe Kryporja janë pa ndërtime si dhe zona e Bunës është e definuar ashtu që mundëson që të kthehet nga të mirat Detare në kompetencë të Komunës.


Me këtë jetsohen në Plan Hapsinor të Komunës (PHU ULqin) qëndrimet e politike e Shqiptarëve të Vendosur (Forca, Udsh dhe ASH) por edhe shumë qytetarëve, shoqatave jo-qeveitare dhe bashkësisë ndërkombtare për këto zona.
Të gjithë këshilltarët që e votuan ishin pjesë e vendimarrjes në interesë të përgjithshëm sepse definimi planifikues për Valdanosin, Kryporen, të Mirave detare është dicka me të cilin kemi shpenzu energji vite me radh dhe tani energjia të fokusohet në projekte zhvillimore.


Jam i kënaqur se qytetarët tanë më në fund mund të fillojnë të planifikojne me kushte te rregullta dhe plane urbanistike, kurse unë, nga pozicioni që mbuloj do të vazhdoj misionin tim në mbrojtjen e çështjeve tona madhore.

 

Genci Nimanbegu Facebook