Ulqini zgjedh sportistin më të mirë të vitit 2016, Ahmed Tushi Haxhimehmedin

December 30, 2016   | Lajmet / Vijesti

Ahmed Tushi Haxhimehmedi-sportisti-vitit-2016-1Në përmbyllje të aktiviteteve për këtë vit, Komuna e Ulqinit shpërbleu me mirënjohje sportistët të cilët u treguan më të suksesshmit gjatë vitit 2016.

Në ambientet e hotelit Mediteran u mbajt kokteji tradicional i fundvitit i organizuar nga Komuna e Ulqinit. Në fjalën e tij kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu vlerësoi se viti 2016 ka qenë vit me sfida të shumta për pushtetin lokal në të cilin puna është fokusuar në konsolidimin e stabilitetit financiar, por nuk janë lënë pas dore as sferat e tjera.

Përveç sportistëve, komuna ndau mirënjohje edhe për trajnerët më të mire dhe punëtoret  të kësaj komune për kontributin e tyre në sport.

Në koktej u bë edhe shpërndarja e mirënjohejeve për kolektivët më të dalluar në vitin e kaluar, si dhe nxënësit dhe sportistët më të mirë. Mirënjohje u dhanë edhe për policët e dalluar, kolektivin e Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit, OJQ Horizontit të Ri, punëtorët sportiv,  si dhe trajnerin më të mirë për Xhemal Kapllanbegun, trajnerin e Otrantit.

Kryetari i komunës sëUlqinit, tha se ndihet krenar me sportistët e kësaj komune, të cilët sipas tij, gjithmonë kanë qenë të dalluar, ku për sportistin më të mirët të vitit u shpall kampioni i Malit të Zi në kick box Ahmed Tushi Haxhimehmedi.

Ahmed Tushi Haxhimehmedi-sportisti-vitit-2016

Ahmed Tushi Haxhimehmedi-sportisti-vitit-2016-2

Komuna-Ulqinit- zgjedh sportistët më të mirë të vitit-2016 Komuna-Ulqinit- zgjedh sportistët më të mirë të vitit-2016-1