Më 31dhjetor, 1 dhe 2 janar ndalohet qarkullimi i automjeteve në drejtim të Ranës

December 31, 2016   | Ngjarjet - Events

Ndalohet qarkullimi i automjeteve në drejtim të RanësFoto: Gezim Mavric

Komuna e Ulqinit ka njoftuar se me rastin e  festës të vitit të ri, më 31dhjetor, 1 dhe 2 janar 2017  ndalohet qarkullimi të gjitha automjeteve, përveç automjeteve të Policisë dhe automjeteve emergjente në drejtim të Ranës.

Policia Komunale njofton të gjithë qytetarët se me me datat 31 dhjetor, 1 dhe 2 janar, prej orës 19.00 deri në orën 5.00 të mëngjesit, qarkullimi prej rrugës Edit Durham në drejtim të shetitores në Ranë dhe përgjatë rrugës “Detarët e Ulqinit” deri te rruga “Mujo Ulqinaku-Cakuli” do të jetë i ndaluar për automjete.  Luten të gjithë qytetarët që të respektojnë këto masa transmeton TV Teuta.