Vendet më të lira për të jetuar në botë, Mali i Zi e 26-ta, por më e shtrenjta në Ballkan

January 4, 2017   | Ekonomia / Ekonomija

GOBankingRates-MontenegroMali i Zi dhe Shqipëria jan në listën e 50 vendeve botërore më të lira për të jetuar. Por, e krahasuar me vendet fqinje ballkanike, Shqipëria duket më e shtrenjtë, e renditur e 28-ta në këtë listë…

Mali i Zi në vendin e 26 të vendeve më të lira për të jetuar

GoBankingRates ka kryer këtë renditje, shkruan gazeta prestigjioze Time.com, duke marrë në konsideratë 4 tregues të përballueshmërisë: fuqia blerëse, indeksi i qirasë, indeksi i çmimit të ushqimeve dhe i shërbimeve e të mirave, krahasuar me standardin e NewYork.

Mali i Zi është gjetur në vendin e 26 të vendeve më të lira në botë për të jetuar, bazuar në listën të cilën e ka formuluar  revista “Time”. Bosnjë Hercegovina është në vendin e 11, në listën e 50 vendeve, kurse revista “Time”, standardet në këto shtete i ka krahasuar me jetën në Nju Jork. Kroacia është në vendin e 47, Sllovenia në vendin e 36, Shqipëria në vendin e 27, Serbia në të 18, Maqedonia në vendin e 10, kurse Kosova në vendin e 3, transmeton gazeta “Nezavisne Novine”. Vendet  ku kostoja e jetesës është më e liria sipas shkrimit të revistës Time është Afrika Jugore.

GoBankingRates ka kryer këtë renditje, shkruan gazeta prestigjioze Time.com, duke marrë në konsideratë 4 tregues të përballueshmërisë: fuqia blerëse, indeksi i qirasë, indeksi i çmimit të ushqimeve dhe i shërbimeve e të mirave, krahasuar me standardin e NewYork.

Sa i përket vendit tonë, fuqia blerëse është 44.6 % më e ulët, qiraja 88.8 % më e lirë, ushqimet 68.9 % më të lira dhe shërbimet e të mirat 61 % më të lira. Mali i Zi përshkruhet si një shtet me popullsi rreth 650.000 dhe e lokalizuar në Ballkan.

Për Mal të Zi thuhet:

  • Local purchasing power is 44.6% lower
  • Rent is 88.8% cheaper
  • Groceries are 68.9% cheaper
  • Local goods and services are 61% cheaper

Montenegro is a small neighbor of Albania and Serbia, located next to the Adriatic Sea. About 650,000 live in this country, which has strong metal and agricultural processing industries. Montenegro has a local purchasing power that’s around the middle of the pack for the 50 cheapest countries. Its prices are also some of the lowest of the countries surveyed, particularly on groceries.

Por, një tjetër garë rajonale e humbur. Maqedonia shfaqet më e lira në rajon, e renditur e 10-ta më e lira në botë dhe e para në Ballkan, ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina e 11-ta, Serbia e 18-ta, Mali i Zi i 26-ti.

Në tërësi të listës, vendi më i lirë për t’u jetuar është Afrika e Jugut, ndjekur nga India.

Ja lista ne zbritje e 50 vendeve;

50. Bjellorusia
49. Peru
48. Lituani
47. Kroaci
46. Marok
45. Latvia
44. Portugalia
43.Egjipt
42. Armenia
41. Filipine
40. Bangladesh
39. Rusia
38. Hungaria
37. Siria
36. Sllovenia
35. Gjermani
34. Tunizi
33. Spanje
32. Estoni
31. Turqi
30. Brazil
29. Gjeorgjia
28. Nepal
27. Shqipëria
26. Mali i Zi
25. Ukraine
24. Azerbajxhan
23. Meksike
21. Rumani
20. Bullgari
19. Greqi
18. Serbi
17. Malajzi
16. Kili
15. Moldavia
14. Pakistan
13. Kolumbia
12. Polonia
11. Bosnje e Hercegovina
10. Maqedonia
9. Republika Ceke
8. Paraguaj
7. Oman
6. Zambia
5. Kazakistan
4. Arabia Saudite
3. Kosova
2. India
1. Afrika e Jugut