Esat Mehmeti: Në vend të urimit, duhet një qasje tjetër!

January 8, 2017   | Anketë / Anketa

Esat-Mehmeti-gazetar-i-radio-Ulqinit-1Shkruan : Esat Mehmeti, gazetar në Radio Ulqin

 

Iku edhe një vit, duke i lënë vendin një tjetrit. Teksa hymë në Vitin e Ri, urojmë që të këqijat t’i  lëmë  pas e që ky vit të jetë i mbarë për të gjithë .

E lamë pas një vit të zakonshëm, vit që nuk solli ndryshime të dukshme në përditëshmerinë tonë. Por, si zakonisht në javën e fundvitit kryhen balancet. Ne, as këtë vit nuk arritëm ndonjë rezultat të lakmueshëm që vlenë të veçohet, si në planin ekonomik, ashtu edhe në atë politik, kulturor dhe fusha të tjera, si  në shkallë lokale, ashtu edhe në atë republike. Edhe përkundër kësaj, Ju zotërinj pushetarë, shumëherë, mburreni dhe trumbetoni për rezultate të arritura pozitive, por realiteti duket krejt ndryshe!.Së paku kështu e shoh unë ( qofsha i gabuar ) !,por, jam më së i bindur se nuk është i paktë numëri edhe i atyre, që mendojnë si unë !.Çka t’i bëjmë, natyrën  dhe “zakonin” s’mund ta ndryshojmë !!! …Ju, zotërinj, gjithnjë vazhdoni me “zakonin” dhe “avazin “e vjetër, që ta ruajmë tretëmanim e më të pazhvilluarit, e të varfërit. Falë, mungesës së vullnetit të mirëfilltë politik, shqiptarët në Mal të Zi, ende mbajnë pozitën e më të pazhvilluarit, më shumë të pazgjidhura …?, si : Statusi i Shqiptarëve, Ligjit  zgjedhor ; Ligji mbi përdorimin e simboleve kombëtare, decentralizimi i pushtetit në shumë fusha, si ; arsimimi , punësimi proporcional në institucionet shtetërore etj, etj.,e në anën tjetër të kësaj medalje, me të madhe po e ngacmon edhe sëmundja e vjetër, por mirë e koordinuar, shpërngulja e madhe e të rinjëve tanë. Varferia është  një plagë e madhe e shoqërisë sonë. Rinia është produkt i shoqërisë. E vërteta  është se jeta në rini është përplotë stuhi. Të rinjtë  tanë, dëshirojnë të emigrojnë jashta vendit. Shumica e të rinjve e arsyetonë së largimi nga trojet e veta po bëhet për shkak të mungesës së përspektivës dhe kushteve jo të mira ekonomike. E gjithë kjo katrahurë po ndodhë para syve tanë, e udhëheqësit tanë, po “ shtiren “, sikur kurgjë s’po ndodhë në këtë vend !… E gjithë kjo, po vejn si rezultat i  moskoordinimit të duhur të drejtuesve tanë politik .

Ne, të ndarë e të përçarë, ende s’kemi një strategji të përbashkët, Ende mungon një Platëformë e përbashkët politike. Çdo ditë e më shumë  po ndahemi e përçahemi në shumë parti e subjekte politike. Me kot e keni kur thoni, jemi subjekti më “i madhi “, më “i forti “…Praktika po e dëshmon më së miri, madje dhe në koalicion nuk jeni shumicë. Shih funksionimin e  koalicionit, ku reflektohet në  funksionimin e pushtetit  lokal, mjafton  të përcjellësh seancat e fundit të KU(ku)vendit local. E neveritshme !… Akuza dhe mendime diametralisht të kundërta me njëri-tjetrin. Nuk din kush kujt mundohet t’ia shtie nënkëmbëzën. Por, të vetmin qëllim të përbashkët kanë ,” luftën për pushtet” e kurgjë tjetër. Falë ndasive dhe përçarjës , tuaj zotërinj , pozita e shqiptarëve në Mal të Zi është përkeqësuar dukshëm dhe vazhdon të jetë shqetësuese dhe e dhimbshme. Rezultati më i “kënaqshëm” janë zgjedhjet e tetorit 2016-tës ! ….

Nejse. Kaloi edhe kjo !….

Të kthehem në temë…”Shkon gjuha ku dhem dhami ” thotë një fjalë e urtë popullore.