Gjendje e rëndë në fshatin Rashtish te eperme

January 8, 2017   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Gjendje e rëndë në fshatin Rashtish te epermeNë Ulqin dhe fshatrat të kësaj komune, reshjet e mëdha të borës, që tre ditë, kanë vazhduar bllokimin e shumë fshatrave në Anë të Malit.

Në Komunën e Ulqinit, vazhdimisht po thuhet se gjendja e rrugëve është normale, mirëpo një gjë e tillë nuk po shihet, shkruan lexuesi i cili ka kontaktuar Lajme nga Ulqini.

Kjo po dëshmohet më së miri, në fotografitë, që kanë dërguar lexuesit e Lajme nga Ulqini. Qytetarët vet po mundohen që të gjejnë zgjidhje për zhbllokimin e rrugëve.

Një pjesë e madhe e fshatrave të kësaj komune vazhdojnë të lihen në harresë.

Sipas lexuesit të Lajme nga Ulqini bëhet fjalë për pamje të marra në fshatin Rashtish e eperme, komuna e Ulqinit.

“Pa rrymë qe 3 ditë, EPCG-ja e Ulqinit nuk vjen as me kqyr çfarë rreziku paraqet kjo shtyllë. Kemi thirr EPCG-en në Ulqin, asgjë.

Lajme nga Ulqini citon lexuesin në fjalë:

Kjo eshte gjendje ne fshatin Rashtish e eperme qe tre dit, kjo shtylle ne mes te rruges dhe prane shtepijave rrezikon jeten e banorve, por elektrodistribucioni ende nuk merr masa per riparim, ka shkruar lexuesi në fjalë.

Gjendje e rëndë në fshatin Rashtish te eperme-1