I. Karamanaga përkujton sopranon Nina Mula në Kalan e Ulqinit

January 8, 2017   | Kulturë / Kultura

Nina Mula, sopranoja e njohur shqiptaro ruse në Kala te UlqinitProfesor Ismet Karamanaga përkujton vajzen nga Izhevski, dhe artisten e njohur e skenës shqiptare, sopranoja e talentuar Nina Mula që u nda nga jeta 5 vjet më parë, më 22 dhjetor 2011, në moshën 80-vjeçare.

Nina Mula, sopranoja e njohur shqiptaro ruse, përkujtohet me disa fotografi gjat qëndrimit të saj në Kalan e Ulqinit, ku profesor Ismet Karamanaga shprehet me këto fjalë:

Kam pasur nderë dhe isha i privilegjuar të shoqëroi zotri Avni MULËN, këngëtarin dhe kompozitorin të madh shqiptar, si edhe zonjën e tij sopranon Nina MULA me origjin Ruse në Kalanë tonë. Avni Mula, kompozitor i muzikës i shumë këngësh, këngëtar më zërin e tij të fuqishëm, por edhe kompozitori i muzikës për shumë filma, kurse zonja Mula, ishte sopranja e shumë roleve në operen shqiptare.
Ishte një ditë dimri, e bukur me diell me 5. janar të vitit 2011 në Kala ke “Rezidenca e Ballshajve”, ku pas një shetitje nepër Kala u fotografuam së bashku. Një kujtim i bukur i paharruar

Ismet Karamanag Facebook

YouTube Preview Image

Diçka nga biografia e Nina Mula

Nina Mula që u nda nga jeta 5 vjet më parë, më 22 dhjetor 2011, në moshën 80-vjeçare. Sopranoja e dhjetëra roleve në operën shqiptare.

Vajza bukuroshe nga Izhevski i Rusisë, e talentuar dhe e pasionuar me muzikën, nuk e mendonte kurrë se do të bëhej e njohur në një vend të vogël e të largët si Shqipëria. Nina Mula ka lindur në 23 nëntor të vitit 1931 në Rusi. E rritur në një familje punëtore e të varfër, Nina, e cila mbeti jetime në moshë të re, i kushtoi të gjithë rininë familjes.

Takimi me artisten e njohur ruse Irina Maslenikova, ishte vendimtare për karrierën e Ninës 18 vjeçare që korri suksesin e parë në jetë, duke fituar konservatorin e Moskës, ku veç të tjerash u njoh me një student shqiptar, Avni Mula, dashuria për të cilin e solli në Shqipëri.

Talenti i saj u dallua qartazi mes të tjerëve dhe sopranoja Nina Mula, do të emërohej soliste pranë Teatrit të Operës dhe Baletit, ku punoi deri në daljen e saj në pension në vitin 1976.

Vetëm gjashtë muaj pasi kishte ardhur në TKOB, Ninës iu besua roli i Jolandës në veprën me të njëjtin titull të Çajkovskit. Një shfaqje kjo që e afirmoi duke marrë më pas shumë kryerole deri në mesin e viteve ’70. Në vitin ’58, me partner bashkëshortin, Nina interpretoi rolin e Rozinës në operën “Berberi i Seviljes” me pas interpretoi në “Pranverën” e Tish Daisë.

Role e saj që nuk do të harrohen në opera janë “Evgeni Onjegini” , “Madam Batërflaj”, “Dasma e Figaros” e më pas, i trokiti fati të luante pikërisht ajo Mikaelën në operën “Karmen”. Pak vite më vonë pati rolin e Mrikës në veprën me të njëjtin titull të Jakovës dhe atë të Donikës në premierën e operës “Skënderbeu”.

Ajo u largua nga skena në moshën 45-vjeçare, ndërkohë që ishte shprehur do të kishte dashur të qëndronte më gjatë për të realizuar të tjera role. Për aktivitetin e saj Nina Mula është nderuar me shumë çmime, medalje e tituj, si Urdhrin “Naim Frashëri të klasit të II”, titullin “Artiste e Merituar”, Çmimin e Parë në Festivalin e Romancës si dhe titullin “Mjeshtre e Madhe e Punës”.

Një muaj më parë, me rasti e 80-vjetorit të saj, Teatri Kombetar i Operas dhe Baletit organizoi një ceremoni festive të mbushur me kujtime dhe interpretime të disa prej roleve të saj. Një surprizë e bukur për të ishte dhe lidhja përmes videokonferencës me vajzën e saj nga Parisi, sopranon e njohur Inva Mula.

YouTube Preview Image