Vllaznia, brenda dy ditësh në Ulqin për stërvitje

January 8, 2017   | Sporti / Sport

KF-VLLAZNIA

Pavarësisht dyshimeve që shfaqi një ditë më parë trajneri Armando Cungu për nisjen e ekipit drejt Malit të Zi, që të zhvillojë atje stërvitjet dimërore, kjo gjë do të realizohet. Ka qenë vetë klubi shkodran, që e ka konfirmuar një gjë të tillë në faqen zyrtare të tij. “Klubi i futbollit “Vllaznia” informon se brenda dy ditësh ekipi do të udhëtojë drejt Malit të Zi për zhvillimin atje të një stërvitjeje 10 ditore në prag të nisjes së fazës së tretë të kampionatit. Në të njëjtën kohë, po punohet për gjetjen e ndonjë lojtari cilësor në merkato, në mënyrë që skuadra të plotësohet pikërisht në pikat ku janë vërejtur dobësi gjatë gjysmës së parë të sezonit. Bashkia Shkodër mbështet skuadrën e futbollit, Vllaznia, dhe kërkesat e stafit teknik gjatë gjithë periudhës së kampionatit në mënyrë që puna të zhvillohet në kushte optimale dhe të ketë rezultatet, që të gjithë ne presim, si në kampionat, ashtu edhe në Kupën e Shqipërisë,” – thuhet në lajmin e shpërndarë nga vetë klubi.
 telesport.al
Vllaznia-Ulqin