Nazif Cungu i knaqur me Planin Hapësinore të Ulqinit

January 8, 2017   | Politika

Nazif-Cungu-ValdanosKryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu, ka postuar një tekst të shkurtër në lidhje me Planin Hapësinore të Ulqinit, njoftoi sot kryetari Cungu në faqen e tijë të facebook-ut. 

Jemi duke publikuar në tërsi artikullin:

Plani Hapësinore i Ulqinit i aprovuar nga kuvendi i Ulqinit me 28 dhjetor 2016 është rezultat i këmbënguljes sonë për arritjen e qëllimeve tona programore.

Ky plan ndalon rreptësisht çfarëdo lloje ndërtimi ne Valdanos. Vetëm Sport dhe Rekreacion.

Kjo është dëshmi qe jemi ne rruge te mire drejt realizimit te marrëveshjes dhe drejt kthimit te ullishtës se Valdanosit.