Zotërinj, e harruat radio Ulqinin !

January 8, 2017   | Reportazh / Reportaža

Esat-Mehmeti-gazetar-i-radio-Ulqinit-1Shkruan : Esat Mehmeti, gazetar në Radio Ulqin

 

Iku edhe një vit, duke i lënë vendin një tjetrit. Teksa hymë në Vitin e Ri, urojmë që të këqijat t’i  lëmë  pas e që ky vit të jetë i mbarë për të gjithë .

E lamë pas edhe  një vit të zakonshëm, vit që nuk solli ndryshime të dukshme në përditëshmerinë tonë. Por, si zakonisht, me hallet e përvitëshme, e avazin e vjetër. Ne, as këtë vit nuk arritëm ndonjë përmirësim të dukshëm edhe përkundër asaj që dikur, shumëherë trumbetohej së do të sjellm ndryshime në të mirë të Radios, në të mirë të të gjithve. Por, jo , Ju, zotërinj pushtetarë, gjithnjë vazhdoni me “zakonin” dhe “avazin “e vjetër, që ta ruajmë tretëmanim e më të pazhvilluarit, e të dobëtit .

Të kthehemi në temë…”Shkon gjuha ku dhem dhami ” thotë një fjalë e urtë popullore.

Pushtetarë të nderuar !. Virin e Ri  2017-të e nisëm me bilanc negativ, me 12 rroga  minus. Por, jo vetëm kaq ;   

Radio Ulqini me një karierë 30 vjeçare, është sëmurë !. Radio Ulqini po lëngon !… Radio Ulqini ka vite që dergjet, vetëm e vetëm në mungesë të “ilaçeve” materiale dhe nëpërkëmbjës Tuaj zotërinj !!! …. E çuditëshme !, por e vërtetë, Radio Ulqini, vitin 2016-të e mbylli me  -12 muaj të pa paguara, duke mos i llogaritur, këtu edhe kontributet e papaguara me vite të tëra, por nuk është i vetëm, këtë fat e ndanë  edhe me Ndërmarrjet të tjera dhe vet themeluesin !. Vallë, ç’farë i thonë kësaj ?, fat, apo ironi. Jo, janë të dyja së bashku- ironia e fatit. Andaj, me të drejtë shtrohet pyetja ?. Pse ndodhi kështu, që anashkalohemi dhe pa të dretë nëpërkëmbëmi nga themeluesi ?!!!.? Vallë, pse ?. A thua pse jemi më të vegjëlit , për nga numëri i të punësuarve në nivelin komunal ?.Të nderuar zotërinj pushtetarë !, ku mbeten gjithë ato premtime ? … “do të bëjmë këtë, do të bëjmë atë ?. Do të hapim televizionin, do të rrisim nivelin e punës ?, do të përmirësojmë standardin, do të nivelizohemi me  rrogat e të të  punësuarve në komunë dhe Ndërmarrje  të tjera  etj , etj” ?. Ku mbeten paratë e kreditit që na premtuat aqe shumë , e doli shumë pak, apo asgjë ?!. Të gjitha këto ishin premtime boshe. Ishte një marketing politik i Juaji, e kurgjë më tepër. Të nderuar pushtetarë, pse silleni kështu, si me një fëmijë jetimë ?. Mendoj se nuk e meritojmë këtë. Ne , tani nuk jemi të vegjël, jemi rritur, kemi lëshuar shtat. Radio Ulqini, këtë vitë kremton vitin Jubilar 30-vjetorin e themelimit. Andaj, duhet bërë më shumë për Radio Ulqinin. Për ne, për Ju, për gjithë qytetarët tanë që na dëgjojnë. Duhet vënë dorë ?. Ne, nuk kërkojmë, asgjë më tepër, vetëm atë që na takon. Te kemi tretmanin e barabartë dhe të jemi të barabartë me të tjerët. Edhe përkundër asaj se jemi kolektivi më i vogël në nivel komunal, çka do të thotë edhe buxheti për Radio Ulqinin, në krahsim me të tjerët është shumë më i vogël. Veçojmë  edhe këtë; ka më shumë se 15 vite që Radio Ulqini nuk është përtërirë me kuadra të reja ?. Mesiguri, nuk jemi më “interesant ” dhe pushtetit vendor nuk i duhet Radio Ulqini !. Jo, edhe përkundër kësaj, mendoj se pushtetit lokal i duhet Radio Ulqini, por pushtetarëve lokal nuk iu nevoitet më Radio Ulqini !… Andaj, themeluesi nuk tregon interesimin e duhur dhe nëpërkëmbëmi në këtë masë .

Virin e Ri  2017-të e nisëm me bilanc negativ, me 12 rroga  minus. Por, jo vetëm kaq ; Përgjatë 12 muajve të shkuara, edhe përkundër ftesës për pjesëmarrje në emisione në Radio, pushtetarët tanë nuk gjetët asnjëherë  kohën e duhur të jenë pjesë e programeve tona. Përjashtim bëjnë konferencat me gazetarë dhe kumtesat për opinion. Pushtetarët tanë, nuk gjetën kohën e duhur të paktën, t’i bëjnë një vizitë të lirë këtij institucioni informativ. Të kenë mundësinë të njihen nga afër me të arriturat, problemet dhe ngecjet. Të njiheni me ambientet e bukura, që vite më parë janë përgatitur, për hapjen e Televizionit lokal, që dikur trumbetohej se kjo ëndërr do bëhet realitet !.Por, me kot !, ishin, vetëm lojë fjalësh dhe shprehje të estradave televizive, një marketing politik e kurgjë më tepër.

Por, jo vetëm kaq, ironia edhe më e madhe vjen e shtohet, kësaj radhe, mungoi  edhe Mesazh-urimi tradicional i krerëve më të lartë të pushtetit vendor për Vitin e Ri, adresuar qytetarëve !…Mungoi ajo siç jemi mësuar t’i presim  e  t’i transmetojmë si çdo vjet. Nejse …ndoshta edhe kanë  harruar, se ne nuk jemi më “interesant” për Ata !. Por, ajo e veçanta, është, pse Radio Ulqini mbeti në harresë ?!…Mesiguri,” ndoshta” edhe dikujt i shkon përshtati. Madje  edhe të fiket fare ? !. Shpesh, fitohet bindja se kështu edhe po investohet !. Kështu, dashje, padashje përgjegjësia bie mbi pushtetarët tanë, themeluesin, në radhë të parë, e mandej edhe në organët drejtues të vet Radios e duke mos lënë anash edhe mungesën e përgjegjësisë  dhe të angazhimit tonë të duhur (e të punësuarve në këtë institucion), por, sidoqoftë, pesha e përgjegjësisë  ndahet sipas peshës të  pozitës si kush ka. Por, mendoj se; sikur të jetë një koordinim dhe harmonizim i duhur ndërmjet themeluesit dhe udhëheqësisë-organeve drejtuese të radios, punët do të ishin krejt ndryshe, do të shkonin në të mirë.  Mendoj se duhet kërkuar një përgjegjësi e duhur ndaj këtyre orgneve në zbatim të ligjit dhe përditëshmerisë në punë, nga se këta janë të zgjedhur dhe të emëruar nga  themeliuesi, andaj edhe janë përgjegjes ndaj vet themeluesit, institucionit dhe të punësuarve. Kështu, me një qasje dhe angazhim tjetër nga kjo e tanishmja dhe  me një mbeshtetje të duhur morale dhe  materiale nga ana e  themeluesit, në njërën anë, dhe në anën tjetër me një koordinim dhe  qasjes të duhur të  organeve drejtuse të radios dhe  me angazhimin maksimal të të punësuarve, punët mesiguri do të ndryshonin në të mirë dhe rezultatet nuk do të mungonin. Ndërsa, kështu, si deri më tani, të lënë pasdore dhe pa përkrahje e duhur nga  ana e themeluesit, mendoj se Radio Ulqini do të lëngojë dhe nuk do të shërohet ! .

Megjithatë, Radio Ulqini edhe ashtu i sëmuar rëndë, krahas pozitës së vështirë materiale, po përballet edhe me vështërsi teknike, si dhe në mungesë të kuadrit profesional. Por, edhe përkundër këtyre kushteve të papërmbajtura, Radio Ulqini, po mbijeton. Po gjallëron. Punon pa ndërprerje, pa asnjë ditë pushim, qofshin edhe  festa shtetërore apo fetare,  andaj ka edhe specifikat e veta, në krahasim me  fusha të tjera të administratës. Kështu, vitin që e nisëm, 2017-tën, shpresojmë  të jetë një mundësi më e mirë, një shpresë më të madhe në përmirësimin e pozitës në Radio Ulqin. Mendoj se është koha e duhur që pushtetarët tanë të jenë më të përgjegjëshëm ndaj këtij institucioni informative dhe të sjellin ndryshime në të mirë, në radio dhe në jetën e të punësuarve. Urojmë, me shpresën e mirë, që Radio Ulqini të këtë përkrahjen e duhur morale dhe materiale të pushteit lokal, të shërojë plagët e viteve që lamë pas dhe të sjellë më shumë siguri e perspektivë më të madhe, jo vetëm për ne, por edhe për të gjithë .