Ilir Meta pret ministrin e jashtëm të Podgoricës

January 10, 2017   | Ngjarjet - Events

Darmanoviq-Meta“Stabiliteti i Malit të Zi është stabiliteti ynë”

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srđan Darmanović, me të cilin vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje, duke i cilësuar si të shkëlqyera dhe strategjike për tërë rajonin. Gjatë takimit, Meta u shpreh se si Shqipëria ashtu edhe Mali i Zi kanë një destinacion të përbashkët dhe theksoi se “stabiliteti i Malit të Zi është stabiliteti ynë dhe i shërben mbarëvajtjes së paqes në tërë rajonin e Ballkanit, ku të gjithë vendet duhet të punojnë më ngushtë me njëri tjetrin”. Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srđan Darmanović, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë, sidomos në ratifikimin e menjëhershëm të protokollit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO nga ana e Kuvendit të Shqipërisë qershorin e kaluar.
ABC