TABELA KRAHASUESE/ Pse çmimet e naftës në Mal të Zi janë gati 70% më të shtrenjta në botë

January 10, 2017   | Ekonomia / Ekonomija

Petrol prices in Montenegro, 09-Jan-2017Mali i Zi “vuan” me çmimet më të larta në Europë por edhe në botë përsa i përket karburanteve. Mes 56 vendeve të botës të listuara në raportin “Fuel Price Europe”, Mali i Zi renditet e 3 për çmimin e lartë të tregtimit të naftës. Raporti është publikuar ditën e djeshme dhe sipas tij një litër naftë në Mal të Zi tregtohet mesatarisht me 1.16€, ndërsa një litër benzinë me 1.29€. Krahasuar me vendet e tjera të rajonit Mali i Zi renditet dukshëm e para për nga shtrenjtësia e naftës. Sipas këtij raporti, shteti i Kosovës renditet në vendin e 27 me një çmim prej 1.1 euro, ndërsa Maqedonia rezulton me çmimin më të ulët në rajon me 0.8 euro. Kjo listë tregon se vendi me çmimin më të shtrenjte është Mbretëria e Bashkuar me 1.41 euro për naftën dhe 1.38 euro për benzinën. Pas saj renditen Izraeli, Norvegjia, Italia, Zvicra, Malta, Islanda dhe Danimarka.

sdp

Shifrat alarmante të raportit “Fuel Price Europe” kanë shkaktuar dhe reagimin e partive politike të Malit të Zi.

Reagime më të ashpra vijn nga ana e opozitës .

Ato shprehen se qytetarëve të Malit të Zi po u kushton çdo ditë e më shumë çmimi në rritje i karburantit, një darë financiare që sjell rrënim e varfëri në vend.

Disa nga partitë opozitare në Mal të Zi kanë reaguar ashpër në lidhje me ngritjen e çmimit të karburantit, duke e akuzuar Qeverinë se mbi shpinën e qytetarëve po hedh barrën e politikave të dështuara ekonomike. Kundër këtyre masave kanë reaguar Lëvizja Qytetare URA e cila uljen e kompensimit për nëna dhe tatimet e reja i kanë cilësuar si dhurata nga Qeveria me rastin e festave  të fundvitit, raporton portali TV Teuta

Nga Partia Socialdemokrate thonë se kjo parti i ka paralajmëruar qytetarët edhe para zgjedhjeve se partia në pushtet barrën e qeverisjes së keqe do ta hedhë mbi hpinën e qytetarëve, duke goditur pikërisht kategoritë më të ndjeshme. Derisa qytetarët do të paguajnë karburantin deri në 16 cent më shtrenjtë për litër, biznesmenët qeveritar do të paguajnë vetëm 2% të borxhit tatimor, dhe këtë nëse ato dëshirojnë vetë, pasi qeveria nuk lodhet shumë në vjeljen e tij, thuhet në deklaratën e Partisë Socialdemokrate.

Sipas të dhënave të Global Petrol Price 2017, Mali i Zi ka nivelin më të lartë të çmimeve krahasuar me Britaninë, Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.