Mali i Zi në gatishmëri të plotë ndaj sulmeve kibernetike

January 11, 2017   | Shtypi / Mediji

cyber-attacksMali i Zi do të shtrëngojë masat ndaj sigurisë kibernetike me qëllim mbrojtjen e të dhënave qeveritare bënë të ditur autoritetet e këtij vendi.

Këto masa vinë pas sulmit masiv ndaj disa uebfaqeve qeveritare dhe institucioneve shtetërore gjatë zgjedhjeve parlamentare të muajit Tetor.

Podgorica zyrtare do të fillojë një trajnim të detyrueshëm për të gjithë punojësit e administratës publike si dhe do të themelojë një ekip ekspertësh të cilët do të përballen me të tilla incidente në të ardhmen raportoi BalkanInsight.

Mbi 200 sulme kibernetike ndaj portaleve, institucioneve shtetërore janë raportuar në 2016-tën në Malin e Zi. Portali qeveritar i Malit të Zi vazhdimisht ka qenë shënjestër e sulmeve DDoS.

Ditën e zgjedhjeve një numër portalesh përfshi edhe  uebsajtin e autoritetetit monitorues të zgjedhjeve ishin jashtë funksioni. Autoritetet premtuan hetim të sulmeve.

Politikanët e vendin ka akuzua rvazhdimisht Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e Tetorit, akuza të cilat Moska zyrtare i ka hedhur poshtë. (PCWorld albanian)