Nika: Sa vonë e marrim vesht punën e ligjit na shqiptarët në Ulqin –

January 11, 2017   | Opinione

Muhamet Nika, Sudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin Telefon-i: 068 264 122 Email-i : muhamet-nika@hotmail.com Albanski jezik- prof. Albanskog jezika Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipeShkruan Muhamet Nika

Sa vonë e marrim  vesht punën  e ligjit na shqiptarët në ulqin –  ose  jemi ka  shtiremi  si nuk e marrim…. ?!

Mos ma shihni për të madhe – por mua  për të qarat e ndërmarrjeve publike në Ulqin, më ka mbetur vetëm t’ ju tregoj  e përkujtoj atyre se ata , kështu si janë të organizuara  nuk ekzistojnë moti dhe se nuk  i njeh ligji. Që do të thotë se nuk guxohet tu përcillen rroga me buxhet “ nga zotërinjtë e komunës”-  themeluesi….?!

Thjesht , ligji për buxhet  të komunave  në Mal të Zi e ndalon këtë gjë…?!

Shikojeni  ju lutem , buxhetin e vitit 2017 të komunës, as ku nuk përmendet se themeluesi –komuna do tu përcjellë para për rroga , si përmenden për shembull  rrogat e të punësuarve në komunë- çështë e vërteta vetëm 10  nga 12 rroga  sa parasheh ligji?! Mbase  2 të   tjerat  tesh i marrin  te Pal Vaca- kur të vijë kryetar komune- ndoshta edhe vjen…?!!

Andaj  kështu vitin e radhës, radio Ulqini nuk do të ketë më 12 rroga të pa marra – por 24 …?!!

Me gjithë atë  mos të harrojmë, themi se komuna mundet po desh të financojë ndonjë program pune informativ, nëse ata e kanë dhe konkurrojnë për te. Mirëpo edhe për këtë është dashur më parë të parashihen mjetet me buxhet, si për shembull nga rritja e taksës së qëndrimit që u bë së fundmi.

Ta  zëmë për mes Radio Ulqinit, nga rritja e kësaj takse e me vendim kuvendi, mund të bëhej një pjesë e propagandës për   turizëm-  se sa këtë ta bëjë   për shembull drejtori i organizatës turistike me  shetije panairesh nga  karvani për  mëditje  jashtë vendi ,  ku vetëm një  mëditje kushton  100$…?!!!!

Ose  thjeshtë drejtorët kur konkurruan  për poste të këtyre institucioneve  është dashur të paraqisnin vetë  një projekt të këtillë pune.

Ndërsa ky i kulturës- mund  të ketë ofruar që ai  për qëllim të ofertës turistike  të organizonte vetë  manifestimet  kulturore , që sot  i organizon Organizata Turistike duke ia lehtësuar punën. Zaten më herët 30-40 % e taksës turistike (qëndrimit), komuna ia jepte shtëpisë së kulturës…?!!

Por shohim se  tash punët dhe mjetet e kulturës , ia mori organizata turistike- pa vendim të themeluesit…?! Si ndodhi kjo as kush nuk e di?!

Nuk dua ta zgjas, as të gërgas-  por nuk ka arsye që nga kjo taksë të mos financohej festivali skena verore , që është thjesht një program në shërbim të turizmit ,ose Kalimera Poetike  për turizëm elitarë etj.

PËR VETE ME KËTË TAKSË DO TË KISHA AMBICIJE QË GJATË VERËS ULQININ TA BËJË METROPOLË KULTURORE GJITHËSHQIPTARE TË VERËS DUKE IU PËRNGJA DO QYTETEVE TË FRANCËS DHE SPANJËS GJATË KËSAJ STINE. PËR NDRYSHE KJO QË NDODHË ËSHTË HEDHJE E PARAVE KOT. NË ULQIN DO TË DUHEJ TË ISHIN GJITHË YJET E ESTRADËS MUZIKËS LETËRSISË DHE GJITHË KULTURËS KOMBËTARE. KJO DO TË DUHEJ TË ISHTE ME DY FJALË EDHE STRATEGJI KOMBËTARE E SHPËTIMIT TË TIJ.

MOS TË HARROJMË QË BILE EDHE  KUVENDI KOMUNIST I ULQINIT  I PAT NDARË BEKIM FEHMIUT TRUALL NDËRTIMOR VETËM E VETËM  SE  SI TA JOSHË …

EDHE  PSE TË NDJERIT  MË VONË THUHET SE IA GRABITËN LAROT KOMBËTARË-  ME TË CILËT NA  SHOQËROHEMI, U RRAHIM KRAHËT DHE PIJMË  KAFE..?!!

GJYNAH I SHKRETI,  DERI SA ISHA KRYETAR KUVENDI , PËR MES NJË MIKU E KËRKOI QË TA FITOJË VENDIN E TROLLIT TË NDARË , POR ISHTE TEPËR VONË….?!!

E sa larg janë këta tanët në këto punë.., po më duket sa me hënë…?!