Pamje mahnitëse të borës nga Plazha e Madhe e Ulqinit

January 12, 2017   | Ngjarjet - Events

plazha-e-madhe-bore-dimer-ulqiniQyteti i bukur shqiptar i Ulqinit ditët e me borë i ka të rralla për shkak të pozitës gjeografike.

Pasi që njihet si vend bregdetar dhe me klimë të nxehtë verore, atje nuk rastis shpesh që të bie borë e dendur.

Por dimri i sivjetmë duket se nuk do e kursejë askënd nga reshjet e pandalshme, e kështu ka bërë edhe me Ulqinin.

Përderisa edhe qyteti është mbuluar nga bora duke krijuar një atmosferë të bukur festive, edhe pjesa e Plazhit të Madh atje është  tanimë një peizazh pikturash.

Një lexuesi i ORAinfo-s ka dërguar fotografi nga pamjet e Plazhit të Madh në bregdetin shqiptar në Mal të Zi.

Pamjet janë vërtetë panoramike. /ORAinfo/