Zenka: Rëndësia e pjesëmarrjes së shqiptarëve në qeverinë e re të Malit të Zi

January 15, 2017   | Politika

Mehmet-Zenka-ministërMinistri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave në Mal të Zi, Mehmet Zenka thotë se është e rëndësishme përfshirja e shqiptarëve në Qeverinë e re malazeze. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se shqiptarët në këtë rast përfitojnë në shumë aspekte dhe mbeten faktor i rëndësishëm politik në Mal të Zi.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj përgatiti kronikën:
 VAO

Polonia i uroi sot zyrtarisht mirëseardhjen një kontigjenti trupash amerikane që arritën atje këtë javë. Trupat janë pjesë e një misioni të NATO-s që synon frenimin e një agresioni të mundshëm rus në rajon.

YouTube Preview Image

 

Kryeministrja e Polonisë, Beata Szydlo, tha se prania e ushtarëve amerikanë në Poloni “është një hap tjetër në strategjinë e vendit për të siguruar mbrojtjen dhe sigurinë për Poloninë dhe rajonin.”

Kontigjenti i parë i ushtarëve amerikanë arriti në Poloni nga Gjermania të enjten. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov e quajti operacionin një kërcënim ndaj interesave dhe sigurisë së Rusisë.

Gjithsej, Shtetet e Bashkuara planifikojnë të stacionojnë më shumë se 3 mijë trupa në Poloni, duke shënuar dislokimin më të madh ushtarak në vend që nga mbarimi i Luftës së Ftohtë.

Gjatë këtij misioni, të quajtur “Vendosmëria Atlantike”, trupat, së bashku me 87 tanke Abrams dhe më shumë se 500 automjete, do të transferohen me rotacion mes Polonisë dhe disa vendeve të tjera të NATO-s, si Estonia, Letonia, Lituania, Rumania, Bullgaria dhe Hungaria./VOA