Ulqini krijon një ambient të ri për investime

January 17, 2017   | Ekonomia / Ekonomija

ulqini-2Miratimi i Planit Hapësinor Urbainstik, krijon një ambient të ri për invetime në Ulqin

Në organizim të Komunës së Ulqinit ,në Hotelin ,,Dolcino,,u mbajt takimi me përfaqësuesit e kompanive dhe firmave më të njohura të qytetit tonë.Ishte i pranishëm dhe Drejtori i  Agjencisë së Malit të Zi  për promovimin e  investimeve të huaja -MIPA, Millosh Jovanoviq me bashkëpunëtorë.

Duke përshëndetur të pranishmit e shumtë Kryetari Cungu tha se se me miratimin e Planit hapsinorë  në fund të vitit që lamë pas ,një fillim i ri ka nisur për komunën tonë kur  janë në pyetje investimet dhe investitorët .Plani promovon  interesat e përbashkëta  të qytetarëve për një zhvillim të shpejtë ekonomik, tha Cungu dhe  nënvizoi se Komuna dëshiron të jetë partner me  afaristët dhe konformë kësaj Agjencia  e Malit të Zi  për promovimin e investimeve të huaja do të përgatisë një doracak  në disa gjuhë për investimet në Ulqinit  me të cilin do të  prezantohet në Panairet e njohura botërore . Kryetari  u ndal dhe dha hollësi rreth projekteve  infrastrukturore që janë në rrjedhje e sipër dhe ata që priten të realizohen në një të ardhme të shpejtë e që dukshëm do të përmirësojnë  furnizimin me uj, rrjetin e kanalizimit, infrastrukturën rrugore  etj.

Sipas tij askush nuk ka  më të drejtë që të vonojë miratimin e planeve , studimet e lokacioneve dhe  përgatitjet e dokumentacioneve të duhura për investitorët. Përfaqësuesit e Agjencisë  së Malit të Zi  për investime të huaja, prezantuan publikimet e tyre ku vend të vecantë zinte Plazhi i madh i Ulqinit .

Në pjesën e dytë të takimit afaristët parashtruan një sërë pyetjesh në të cilat u përgjigj kryetari i Ulqinit dhe Drejtori i Agjencisë së investimeve .Të pranishmit përshëndetën organizimin e takimit  dhe theksuan që ata duhet të jenë  sa më të shpeshta.