Investitorët nga Franca të interesuar për plazhin e madhë të Ulqinit

January 18, 2017   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Francuzi zainteresovani za Veliku plazu-Ulcinj-4Përfaqësues dhe afaristë nga Franca u shprehen të gatshëm për të bashkëpunuar ngushtë me kompanitë vendore dhe me komunën e Ulqinit por edhe për të investuar kapitalin e tyre në qytetin e Ulqinit.

Një delegacion i investitorëve dhe projektuesve francez, të shoqëruar nga princi Nikolla Petroviq, qëndruan sot për vizitë në Ulqin ku u takuan me zyrtarët më të lartë të Komunës.

Në takim morën pjesë edhe përfaqsuesit e ministrisë së turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Princi Nikolla Petroviq tha për televizionin Teuta  se Ulqini dhe sidomos Plazhi i Madh janë mjaft tërheqës për invesistitorët e huaj, dhe se kjo e fundit në vitet e ardhshëm do të jetë destinacioni kryeosr turistik i Malit të Zi.