Paga mujore e një deputeti në Mal të Zi, plus super mëditjet

January 18, 2017   | Shtypi / Mediji

Ja sa është rroga e deputetit në Mal të ZiPaga bazë e deputetëve të Mali të Zi është 1883 euro

Kjo është rroga e deputetëve të Parlamentit të Malit të Zi. Kësaj rroge i shtohen edhe harxhimet e rrugës, që shkojnë nga 11 euro deri në 100 euro për çdo ardhje në seancat kuvendore, informon INA.

Pagesat e mëditjeve dhe harxhimeve të rrugës paguhen varësisht nga cili vend vijnë deputetët. Atyre që janë nga periferitë gjithashtu u paguhen edhe harxhimet e banesës në rast  se duan të qëndrojnë në Podgoricë.

Deputetët e Malit të Zi kanë pagat më të larta krahasuar me deputetët e vendeve fqinje. Njohësit e ekonomisë dhe analistët politikë thonë se në një vend si Mali i Zi me varfëri dhe papunësi të madhe është e papranueshme që pagat e deputetëve të shkojnë deri në 1883 euro.

Deri në 1883 euro marrin paga mujore deputetët e Malit të Zi, derisa ata të Serbisë nuk marrin as 1000 euro në muaj. Gazeta INA ka nxjerrë të dhënat e pagave mujore të shteteve të rajonit dhe del se Mali i Zi dhe Kosova 1488 euro, bashkë më Maqedoninë 1000 euro dhe Shqipërinë 1080 euro, mbetet në top-listë për nga rrogat e deputetëve të saj.

INA