Filo – Nikoliq: Për një bashkëpunim më intensiv ndërparlamentar

January 19, 2017   | Reportazh / Reportaža

Ernal Filo - Andrija NikolicAmbasadori, z. Ernal Filo zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Komisionit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Emigrantët në Parlamentin e Malit të Zi, z. Andrija Nikolic.

Bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore midis dy vendeve tona në të gjitha fushat si dhe rolin që luajnë parlamentet respektive në konsolidimin e bashkëpunimit.

Gjatë takimit u fol edhe për impulsin që marrëdhëniet tona duhet të kenë në kuadër të integrimeve evropiane dhe euroatlantike, si dhe bashkëpunimin në kuadër të nismave rajonale. Z. Nikolic shprehu mirënjohjen e tij institucionale dhe personale për Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, i cili ishte ndër të parët që ratifikoi Protokollin e Pranimit të Malit të Zi në NATO, duke shtuar se qëllimet strategjike të integrimit janë për të qenë të bashkuar në BE dhe në NATO, dhe se kjo nuk mund të arrihet pa marrë parasysh politikën e jashtme në kontekstin rajonal.

Nxitjes së bashkëpunimit ndërparlamentar pritet t’i shërbejë edhe vizita së shpejti në Mal të Zi e delegacionit të Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nën kryesimin e Kryetares, znj. Arta Dade.

Ambasada Shqiptare në Mal të Zi