Nika: Në Rashtishë të sipërme mungon “Bereqeti”

January 19, 2017   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Muhamet Nika, Sudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin Telefon-i: 068 264 122 Email-i : muhamet-nika@hotmail.com Albanski jezik- prof. Albanskog jezika Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipeShkruan Muhamet Nika

Pas do pamjeve të dimrit polar i cili tash disa ditë ka  shternguar Ulqinin, pamë edhe do fotografi të shpërndara nga Lajme nga Ulqini , nga një informator i fshatit i cili ankohej se si fshati qëndroj i izoluar  për rreth një javë pa ujë pa drita dhe pa ushqime, sikur  ai të ishte  diku larg , si në Theth  të Shqipërisë.

Nuk do mend se  “ harresa “ e tyre , po dukej se ishte e qëllimtë dhe u desh pikërisht publikimi i situatës  nga faqja…, për tu këndellur e çuar nga gjumi ata të cilët ndreqën gjendjen

Kjo nuk ishte rastësi

Se kjo nuk ishte rastësi  –  si anashkalim u pa edhe nga pakot me ushqime që ndau pushteti lokal për familjet më me nevojë në komunë të Ulqinit ,e të cilat u ndanë pa kurrë farë kriteri- ngjashëm si dikur ndihmat e Fatmir Gjekës , në komunale dhe që u bënë temë diskutimi në kuvend.

Pasi kohë pas kohe   pako të ngjashme në fshat ndanë Shoqata Bamirëse Bereqet dhe duke kujtuar se ajo përsëri po bënte shpërndarjen, u interesuam dhe pyetëm atje : A mos ishte  kjo një harresë e tyre ?!

Ata na konfirmuan  se nuk kishin  njohuri  për ndarjen, por se  para do ditëve , nënkryetari i komunës Met Gjoni , i kish pyetur se si e bëjnë ndarjen dhe a do kish qenë mirë , që edhe këto ndihma t’i ndajë shoqata. Por me sa duket , pushteti kish vendosur t’i ndajë vet….?!

Pasi ky fshat malor që dihet se nuk ka ndonjë ekonomi të zhvilluar , vetvetiu  ka edhe  nevojë edhe më  të madhe  për ndihmat  të këtilla në ushqime dhe lënia e tyre në harresë edhe kësaj radhe – deri në këtë moment, flet se fshati , po duket ka mbetur si zonë e lirë  politikisht – Sepse as kush nuk po kujdeset më për ta, përveç  se Shoqatës Bereqeti..?!