Shkrela: Për funksionarët publikë rrogat 8 për qind më të ulëta

January 19, 2017   | Politika

Luigj ShkrelaTë ardhurat e funksionarëve publik do të gjenden nesër në tryezën e Këshillit administrativ. Me ndryshimet e ligjit është paraparë zbritja e rrogave 8 për qind dhe pezullimi i llogaritjes së stazhit të punës që nga muaji maj. Nga ana tjetër çdo dit flitet rritja e rrogës minimale nga 193 në 250 euro. Përkrahja për këtë propozim arrijnë nga Parlamenti dhe nga të dy sindikata reprezentuese. Kundër janë deputetët.

Kryetari i Këshillit administrativ Luigj Shkreli ka theksuar se në përputhje me ligjin për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për të ardhurat e të punësuarve në sektorin publik, Këshilli është i obliguar që për të gjithë funksionarët të cilët i zgjedh dhe i emëron Kuvendi i Malit të Zi të sjell akt vendime me të cilat zvogëlohet koeficienti në llogaritjen e të ardhurave 8 për qind.

TVCG