Prezantimi i faqes së re Sasko.me në tri gjuhë

January 20, 2017   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Prezantimi i faqes së Shasit në tri gjuhëOJQ “Green Home” prezantohet sot me faqen e saj të re “Sasko.me” . Kjo faqe ka për synim përmirësimin e kësaj hapësire virtuale, zgjerimin e informacionit me qëllim të promovimit dhe afirmimit të formave të qëndrueshme të turizmit në liqenin e Shasit, dhe produkteve e shërbimeve që ato ofrojnë.

Përmbajtja dhe prezantimi i faqes është konceptuar plotësisht nga fillimi dhe është organizuar në një mënyrë që besojmë do përmbushë më mirë nevojat tuaja për informim. Faqja do të ofrojë gjithashtu mundësinë e informimit dhe prezantimi tregjuhësor (malazeze, shqipe dhe angleze) www.sasko.me, njoftohet nga OJQ “Green Home”, njofton portali Ul.info.

Faqja është bërë si rezultati i projektit “Përkrahja komuniteteve lokale në implementimin e praktikave turistike të bazuara në natyrë në rrethinën e liqenit të Shasit”, i cili u realizua nga ana e “Green Home”, ndërsa financiarisht u përkrah nga ana e Fondit partnerik për ekosisteme kritike (CEPF).

Faqja ofron informata bazë për liqenin dhe rrethinën e tij, biodiversitetin, monumentet historike…

Janë prezantuar edhe aktivitetet siç janë vrojtimi i shpendëve, alpinizmi, shëtitja me biçikleta dhe peshkimi sportiv, prandaj ju ftojmë të na vizitoni më shpesh në www.sasko.me.