Klubi Fudbollistik Otrant-Olympic nga Ulqini drejt shuarjes

January 21, 2017   | Lajmet / Vijesti, Sporti / Sport

Klubi Fudbollistik Otrant-Olympic nga Ulqini drejt shuarjesFK Otrant-Olympic i kanë hapur letrat  dje në Hotelin „Dajti“dhe i kanë zbuluar krejt problemet e klubit. Ato ankohen se kryesia e klubit nuk ua ka paguar katër rrogat.
Lojtarët e FK Otrant-Olympic thonë se klubi po shkon drejt shuarjes, pasi me të nuk po merret askush. Kryesia e ka zgjedhur heshtjen, kurse Komuna nuk paralajmëron masa urgjente.

Klubi Fudbollistik Otrant-Olympic nga Ulqini është njëri ndër klubet më të mira e më entuziaste  në nivel të Malit të Zi,mirëpo ky klub pavarësisht sukseseve po detyrohet të ndalojë aktivitetin për arsye të kushteve minimale që i ofrohet këtij klubi nga Komuna e Ulqinit, ashtu si dhe përkrahja e sponzorëve është minimale.

Klubi i futbollit “Otrant Olimpic” që nga themelimi ka korrurr sukses dhe ka luftuar për vendin që meriton. Nga Liga e tretë klasifikohet në Ligën e dytë të Malit të Zi. Gjatë rrugëtimit të tyre kanë hasur në vështirësitë e ndryshme, veçanërisht financiare.

Sipas një postimi në rrjetet sociale nga përfaqsuesit e këtij klubi, menaxheri Skender Rexha është pranë dorëheqjes për shkak të kushteve të vështira financiare. Lojtarët kanë disa muaj që nuk kanë marrë paga dhe nuk ka premtime nga pushteti lokal për një zgjidhje të shpejtë të problemit.

Komuna për vitin aktual ka miratuar buxhetin për sport, por mungesa e mjeteve për momentin duket se do të ndikojë në përgatitjet e klubit për fillimin e sezonit, dhe ndoshta edhe për ekzistencën e tij.

Klubi i futbollit “Otrant Olimpik” fton Komunën e Ulqinit të reflektojë dhe të ndërmarrë masa.

Përndryshe, vijimi i garave bëhet i pamundur dhe ato bëjn të se ditur se shuarja e Klubit Fudbollistik Otrant-Olympic do vije si pasojë e gjendjes së rëndë financiare që po mbretëron në këtë klub.