Dritan Abazoviq, kandidat për kryetar të URA-s – Video

January 24, 2017   | Politika

Rakceviq-AbazoviqKryetari i levizjes qytetare « URA » Zharko Rakçeviq deklaroi se kandidati për kryetar të përgjithshëm URA-s do ta përkrahet nënkryetari i levizjes  Dritan Abazoviq.

Zharko Rakçeviq deklaroi se nuk do të kandidojë përsëri për kryetar partie në konventën e rregullt të URA-s e cila është e plaifikuar për muajin prill, raporton portali TV Teuta.

Rakçeviq në deklaratën e tij tha se përkrah nënkryetarin Dritan Abazoviq që të marrë lidershipin e partisë. “Abazoviq është një pasuri jo vetëm e UR-ës por e gjithë Malit të Zi.

Nëse themi se jemi shtet qytetar atëherë pse të mos jetë një shqiptar në krye të partisë.”, tha Rakçeviq. Ai shtoi se ka besim të plotë në parimet programore të URA-s në rrugën e vështirë të ndryshimit të Malit të Zi.