Filo në takim me Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajovic

January 25, 2017   | Rajoni / Region

Filo në takim me Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Ivan BrajoviqGjatë bisedës vlerësuam dhe ramë dakord se të dy vendet në vazhdimësi kanë zhvilluar marrëdhënie miqësore të bazuara në parimet e besimit dhe respektit reciprok. Fakti që mes dy vendeve tona nuk ka çështje të hapura, ka rëndësi të madhe për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të përgjithshëm dhe forcimin e stabilitetit rajonal.

Konstatuam me kënaqësi se pjesë e harmonisë në marrëdhëniet politike midis dy vendeve janë edhe mbështetja e Shqipërisë për anëtarësimin e MZ në NATO, shkëmbimi i përvojës së ndërsjelltë, kur është fjala për integrimin në BE, si dhe bashkëpunimi rajonal dhe ai shumëpalësh

Gjithashtu folëm edhe për forcimin e infrastrukturës rrugore (lidhja e Pllavë/Gucisë me Podgoricën përmes territorit shqiptar duke shkurtuar distancën nga 220 km në vetëm 73 km, zgjerimi i PKK Han i Hotit përmes thithjes së fondeve nga BE-ja), projekte të përbashkëta në ruajtjen dhe valorizimin e Liqenit të Shkodrës (vendosja e një linje tragetesh Virpazar-Shkodër). Vendosjen e një linje hekurudhore për pasagjerët.

Konkluduam se marrëdhëniet tradicionalisht harmonike ndëretnike kanë patur rolin e tyre në forcimin e miqësisë midis dy vendeve tona. Qeveria aktuale e Malit të Zi ka në përbërje të koalicionit përfaqësues të spektrit politik shqiptar, ku përveç dhënies së postit të Nënkryetarit të Parlamentit, ka nënshkruar edhe një marrëveshje me afate kokrete për përmbushjen e të gjithë problematikës që prekin pakicën shqiptare në Mal të Zi. Një gjë e tillë përfaqëson vlera të jashtëzakonshme në një mjedis të ndjeshëm politik.

Kryetari i Parlamentit, Ivan Brajovic ka pranuar me kënaqësi ftesën e Kryeparlamentarit, Ilir Meta për të vizituar Shqipërinë në një të ardhme të afërt.

Ambasada Shqiptare në Mal të Zi