Gjonaj: Mohimi etnik dhe gjuhësor i shqipes dhe i etnosit shqiptar

January 27, 2017   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Gjeke-Gjonaj-UlqinGjekë Gjonaj

Shqiptarët në Malin e Zi siç dhet janë popull autokton. Në trojet e tyr etnike.  Megjithatë  shumica e tyre  (për fat të keq) nuk  i mbajnë mbiemrat autentik. Prej kur?  Që nga fillimet e shekullit njëzet, gjatë Mbretërisë Serbe, Kroate e Sllovene,  Luftës së Parë  Botërore e deri  në Luftën e Dytë Botërore, pothuaj  të gjtha familjet shqiptare kanë qenë të detyruara  nga pushteti që mbiemrat të tyre  t’u shtojnë edhe mbaresën sllave „ iq“  ose  „ viq“. Ky imponim i padrtejtë, i paligjshëm, në kundërshtim me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat themelore të njeriut dhe të pakicave,   që iu bë shqiptarëve  nga pushteti  sllav ( serbo-malazias), kishte për qëllim asimilimin  ( sllavizinin) e  qytetarëve të përkatësisë shqiptare. Ky veprim ishte jo vetëm vepër e rëndë e pushtetit serbo-malazias, por  ishte shkelje flagrante  e të drejtave të njeriut dhe atyre nacionale. Kështu brenda natës Gjoni është bërë Gjonoviq, Gjeloshi është bërë Gjelosheviq, Gashi është bërë Gasheviq, Lekoçi është bërë Lekoçeviq, Gjoka është bërë Gjokiq, Luca është bërë Lucoviq, Luli është bërë Luliq, Kovaçi është bërë Kovaçeviq, Mehmeti është bërë Mehmedoviq, Bardhi  është bërë Bardiq ose Barlloviq.Fici është bërë Ficiq, Resulbegu ësdhtë bërë Resulbegoviq,  Beci është bërë Beciq, Kollari është bërë Kollareviq, Elezaga është bërë Elezagiq, Kasmi është bërë Kasmiq, Cungu është bërë Cungoviq , Bushatlia është bërë Bushatliq e  Hasani është bërë Hasanoviq.  Pra, identitet krejt tjetër.

Ndërrimin e mbiemrave shqiptarë në variantin malazez  e gjejmë të vërtetuar vetëm në  Librin e  regjistrimit të familjarëve dhe pronarëve  për evidentimin e pasurisë së paluajtshme në bazë të të të cilave popullata i paguente  shtetit tatimin shtetëror apo „ Protokolli  i Dacijeve“ ( Protokol Dacia) i vitit 1905 dhe më vonë në  regjistrat e amzës  të popullatës shqiptare.

Vlenë të përmendet se në regjistrimet e mëhershme 1878-1904 nuk ekzistonte ky element i shkombëtarizimit dhe asimilimit të shqiptarëve në Mal të Zi.  Gjatë periudhës së përmendur kohore mbiemrat e familjarëve   shqiptarë  shënoheshin në disa   forma ( mënyra) .  Sipas emrit të  babës. Sipas emrit fshatit   të tyre. Sipas nofkës ose llagapit. Sipas profesionit. Sipas thirrjes fetare. Sipas ndonjë grade ushtarake. Në trajtën e të folurës sllave e të tjera,  por   pa iu shtuar prefiksin  „iq „ apo „ viq“.

Pas Luftës së Dytë Botërore shqiptarëve të Malit të Zi  u është lejuar t’i ndryshojnë mbiemrat e tyre, gjë që një pjesë e tyre simbolike edhe e kanë bërë. Pjesa më e madhe e familjeve të shqiptarëve në Mal të Zi i kanë mbiemrat e sotëm që nga kjo kohë. Ndryshimi i mbiemrit është i lejuar me ligj edhe tash, por pak familje a individë e shfrytëzojnë këtë të drejtë. Çuditërisht korrigjmin e mbiemrave  të shkruara me dhunë „ gabim“ në librat ( regjistrat) amëz   po e bën një numër jashtëzakonisht  i vogël shqiptarësh.  Këtë mundësi tashmë ligjore  nuk po e shfrytëzojnë as disa  persona e individë  që do të duhej të ishin nismëtarët e parë të largimit  të prapashtesave „ viq“ e „ iq“ nga mbiemrat e shqiptarëve – intelektualët, në mesin e të cilëve  edhe mësimdhënës.   Ata dhe qytetarët e tjerë  shqiptarë  brenda dhe jashtë vendlindjes  të cilët  me fanatizëm , besnikëri e tolerancë  sot e kësaj dite vazhdojnë  të mbajnë në pronësi mbiemra të „ veshur“ me një stolisje prapashtesore  duhet ta kenë të qartë se  veprojnë kundër identitetit të tyre dhe në dobi të atyre  sunduesve  që me shekuj  rrinë gati të tjetërsojnë  historinë, kulturën  dhe identitetin tonë .

 

Dua të them me dashamirësi vëllazërore se këta shqiptarë nga Mali  Zi që sot jetojnë në demokraci  brenda dhe jashtë shtetit dhe ligji ua mundëson rikthimin e mbiemrave të tyre në shqip,  duhet të mos kenë frikë nga askush, pra as nga shteti,   e të  bëjnë me vetëiniciativë  një gjë të tillë . Në këtë mënyrë ata në rend të parë do të respektojnë  paraardhësit e tyre, që para dhunës për ndryshimin e mbiemrave  janë thirrur pa   prapashtesë sllave.

Fenomenin   e sllavizimit të mbiemrave që   ka ngjarë edhe te  shqiptarët e Malit të Zi  e kanë trajtuar  në studimet e tyre gjuhësore  edhe gjuhëtarët e shquar Aleksandër   Xhuvani dhe Eqrem  Çabeji. Sipas tyre të gjtha këto elemente  e kanë pasur prapavinë e qëllimshme politike të mohimit enik dhe gjuhësor të shqipes dhe të etnosit shqiptar. Nga këta dhe shumë shembuj të tjerë shihet një “dhunim” gju­hësor-prapashtesor mbi bazën e emrit shqip, të cilin shqiptarët   duhet patjetër ta  mënjanojnë.