Edhe pse në dimër, sot si ditë pranvere në Ulqin

January 28, 2017   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Edhe pse në dimër, sot si ditë pranvere në UlqinIsmet Karamanaga iu sjell disa fotografi nga moti me diell nga qyteti i Ulqinit, dhe ku shprehet ai me këto fjal:

28.01.2017

Sot pas dite në Ranë. Në përgjithësi sot ka qenë një ditë e bukur me diell. Rana, shetitorja e jonë e bukur është magjepse dhe tërheqëse për shumë të rinjë, sidomos pas një kohe të ftoftë i cila ende sundon tek ne

Derisa para dy javësh shumë pjesë të Malit të Zi u vërshuan nga bora e pandërprerë që ra, kurse sot në përgjithësi po mbizotëron mot i ngrohtë dhe me diell, sikur të ishim në pranverë.

Në rrugët dhe sheshet e Ulqinit shihen shumë njerëz duke shëtitur dhe duke u kënaq me diellin nëpër tarraca të kafeneve të ndryshme, transmeton Ismet Karamanaga ne faqen e tijë të Facebookut.

Duket se moti i mirë ka ndikuar edhe në disponimin e qytetarëve të cilët shihen të buzëqeshur.

Edhe pse në dimër, sot si ditë pranvere në Ulqin-1 Edhe pse në dimër, sot si ditë pranvere në Ulqin-3 Edhe pse në dimër, sot si ditë pranvere në Ulqin-2