URA: Kontrolle të “heshtura” në porten e Valdanosit

January 28, 2017   | Turizmi / Turizam

Omer-Bajraktari-URA-ULQINQytetarët e Ulqinit dhe mysafirët e paktë të cilët këto ditë dëshirojnë të hynë në Valdanos prapë kontrollohen në portën e cila qëndron në hyrje të këtij gji, njoftohet nga Këshilli komunal i Lëvizjes qytetare URA në Ulqin, raporton portali Ul.info.

“Nga qytetarët në portë kërkohet që të tregojnë dokumentin identifikues dhe të hapin bagazhin e makinës, që është e palejueshme dhe hap pas nga të drejtat e realizuara në prill të vitit 2012”, thanë nga kjo parti.

Siç shtohet, me këtë sjellje e cila bëhet me urdhër të pushtetit qendror numri edhe ashtu i pakët i njerëzve që dëshirojnë të vizitojnë këtë hapësirë të mrekullueshme dekurajohen në këtë mënyrë.

“Kjo sjellje është e paligjshme, sepse hyrja në të mirën publike është kategori kushtetuese. Prandaj hyrja në Valdanos prapë rikujton në vendkalimin e kufirit shtetëror”, përfundohet nga URA.

otvorite-kapije-valdanosa