Intervistë Ekskluzive me veteranin e arsimit dhe guidin turistike Ismet Karamanaga – Video

January 30, 2017   | Intervista / Intervju

Intervistë Ekskluzive me veteranin e arsimit dhe guidin turistike Ismet KaramanagaMund të ndiqni emisionin“Portreti” i cili emitohet çdo te hene ne oren 21.00 në Televizionin Teuta.
Moderatorja e emisonit Hatixhe Nelaj na mundson të ndjekim emisionin “Portreti” që transmetohet në TV Teuta.
Ndiqni emisionin ku protagonist i emisionit është veterani i arsimit dhe guidi turistikë zotni Ismet Karamanaga.

Ja diçka për biografin e Ismet Karamanagës

Ismet Karamanaga jeton dhe vepron në Ulqin-Mali i Zi. Ka studijuar  gjermanistikën në Beograd. Mbi 20 vjetë ka punuar si mësimdhënës i gjuhës gjermane në Qendrën shkollore  në Ulqin. Në kohët e arta të turizmit  në këta hapsira, gjatë sezonit turistik ka punuar si përfaqësues i agjensive të ndryeshme nga vendi dhe nga bota. Yugotours –Zurich dhe Amsterdam, Tjaerebourg dhe Neckermann nga Gjermanija. Në vitin 1984 bëhet shefi i agjensisë më të madhe turistike Kompas –Yugoslavija nga Ljubljana, ku punon me sukses deri te vitet e 90.Akomodimi privat i musafirëve nga vendi dhe nga bota, ADAC dhe Terra Reisen, organizimi i ekskursionëve nepër Mal të Zi, Shqipëri, në Dubrovnik ka qenë veprimtarija kryesore e punës e Ismet Karamanagës.Sot, një ndër shoqëruesit më të mirë në Mal të Zi, me licencën e Republikës të Malit të Zi ende shoqëron grupe të ndryeshme musafirësh nga vendi dhe nga bota në gjuhën gjermane , ruse .malazeze-serbe dhe ate shqipe. Përsëri punon për Terra- Reisen në bashkëpunim me TUI, nga Austria, për akomodimin privat në Ulqin.Njohës i mirë i turizmit, historisë dhe kulturës në përgjithësi. Shkruan për histori, turizëm dhe kultur në revista të ndryeshme. Gjithashtu permanent është prezent në medijat masovike nga Mali i Zi , Shqipërija dhe Kosova. Në televizione të ndryeshëm flet për bukurit dhe vlerat kulturore të qytetit të Ulqinit, posaçërishtë për Kalanë 2500 vjeçare e këtij qyteti, e kësaj perle të Adriatikut.Si shoqërues profesional Ismet Karamanaga ka shoqëruar personazhe të famëshëm nga politika , kultura dhe arti, nga vendi dhe nga bota. Në këtë galeri mund  të shihni disa nga fotografitë e vizitës e kryetarit të Malit të Zi, Filip Vujanoviq   në  kremtimin e Ditës së Ulqinit.

Karamanaga: Puna ime si ciceron Nga Ulqini,Shkodra deri në DUBROVNIK

Si ciceron kam punuar për shumë agjensi turistike nga vendi dhe nga bota. Kam pasur nder të shoqëroj grupe dhe personazh të ndryeshme nga të gjithë sferat e jetës, nga ato të thjeshtat deri në ato me grada të larta shkenctare. Të njohur dhe të pa njohur, me autobuse nepër Mal të Zi dhe në Shqipëri, me barkë deri në Dubrovnik dhe në afërsin e bregut të detit të Ulqinit dhe gjithmon me një kujdes zë posaçëm. Ende edhe sot si ciceron shoqëroj grupe dhe personazh të ndryeshme nepër Kalanë tonë të bukur dhe gjithmonë me një vemendje të posaçme tregoj historinë e famshme e këtij qyteti 2500 vjeçar sepse nga ato ka njerëz të cilët e njohin historinë tonë ma mirë se ne. Përpiqem të jemë i mirë , dhe ti hapë sytë se çka flasë, siç thotë populli.Nga personazhët me të famshëm konsideroj edhe Moikom Zeqom, i cili me ftesën e Shoqatës Kalaja ishte musafir në Kalanë tonë. Pata nder ta shoqëroj dhe të mesoj shumë nga ai.Me kujtohet sekuenca interesante në bisedën me te, posaçërishtë kur unë përmenda Servantesin dhe qendrimin e tij si rob lufte në qytetin tonë , Dulsinejën dhe Don Kishotin e famshëm. Me tha se nuk ka bazë shkencore, por unë i thash me kujtohet shumë mirë, se edhe në qofse nuk ka qenë, ne na duhet ai.Sot pas disa viteve nga vizita e ti në Kalanë tonë, eshtë evidente, se kë personazh i famshëm i kulturës sonë kombëtare shpesh e lidh Servantesin mew Ulqin. Për te unë jam krenar sepse në mënyrë modeste them se ndër të paret kam shkruar për qendrimin e Servantesit 5 vjet si gjysme skllav në Kalanë tonë, edhe në gjuhen serbomalazeze.Kurdoherë kur nisem me musafirë prej mollos, përmend zotin ilir Bindin të vendosun lartë në bedenin e Kalasë. Më kujtohet shprehja popullore ,, Ishtë ba deti si Kulshedër,,. Unë gjithmon Bindin ,atë gurë të verdhë si një engjell me krahë të hapur e lidh me bashkëvendasin tonë dr. Ruzhdi Ushakun i cili me së tepërmit ka punuar për hulumtiin e tij ,por them haptas se nganjëherë zemërohet aq shumë që i ban valet si male , dhe i përplasë për bedenet e Kalasë, duke par se sa shumë është lënë Kalaja jonë pas dore.

Më kujtohet një herë një delegacion zyrtar nga Shqipëria në krye me Aleksandar Meksin. Nuk i harroj kurrë fjalët e tia kur në një konstatimin tim , se ndoshta e kemi lodhur pak , më tha se nuk e ka lodhur askush kaq bukur. Të dëgjosh diçka të tillë nga një personazh e rangut tij ka qenë për mua një përkrahje e madhe. Në Kalanë tonë ishin edhe personazhe të cilët kam pasur nder ti shoqëroj, dhe të gjithë në mua kanë lënë përshtypje të posaçme. Dua të përmend disa, siç Islam Dizdarin dhe të ndjerin dr. Falk Lulin, me në grupë nxënësësh të Medrezes të Shkodrës, dr. Bahri Becin me një grupë shkenctar të nivelit të lartë, ku edhe më shkoj goja dhe i thash, se të keni kujdes se ku shkelni sepse secila pëllambë është histori.Shumë nga ato ishin për të parën herë në Ulqin dhe mirë më kujtohet konstatimi i dr. Bahri Becit, se Kala si Kalanë e Ulqinit , nuk kam pa kurrë. Nder kam pas edhe të shoqëroj edhe dr. Nijazi Kazazin, shkrimtarin për fëmi Xhahid Bushatin ,dr. Emil Lafen ,dr. Mahir Hotin dhe historiantin më të mirë në treven tonë Riza Rexhën.Gjithashtu kam pas nder dhe kënaqësi të jem shoqërues edhe Vera Grabocskës dhe Adi Krastës me ata bukuroshet për mis Albania, ndërmjet të cilave është dalluar me një bukuri të jashtëzakonshme Monika Zguro. Në pyetjen time indiskrete Adit se si mundet me gjithë këto bukuroshe me qenë ,,normal,, më tha me një zë të lart duke qeshur me një sharm të posaçëm ,,më kanë mbetur vetëm 55 kg.Dua të përmend një grupë hebrejesh të cilët i kam shoqëruar çysh nga Dubrovniku me qëllim që të vizitojnë qytetin e Ulqinit dhe Kalanë tonë, dhe shtëpinë ku ka punuar dhe jetuar reformatori Hebrej i famshëm Sabataj Cevi. Ky ishte një ndër banoret më të njohur të qytetit tonë i shpërngulur nga qendra e mbretërisë Otomane dhe me një ferman të urdhëruar nga Sultani dhijet vitit e fundit jeton me emrin Mehmet Efendija në Ulqin, ku edhe ndron jetë në vitin 1676. Gjatë kësaj kohe reformon Talmudin librin e shenjtë të Hebrejëve , dhe lënë gjurmë në qytetn tonë,ku ende edhe sot mundë të shihen në Kullën e Balshajve në Kala. Më kujtohen reagimet e musafirëve. Disa nga ato u ulën në minderin ku ka punuar ai.

Disa të tjerë me lotë në sy bënë një ritul të posaçëm të cilin ende edhe sot e kam parasysh.Gjithashtu si ciceron kam shoqëruar grupe të ndryeshme musafirësh, posaçërisht nga Gjermanija në kohët e arta të turizmit tonë, por edhe sot , kur më ftojn, nepër Mal të Zi, Shqipëri e deri në Dubrovnik për të bërë këtë punë. Njeriu gjithmon mundohet të jetë në nivelin e duhur dhe gjithmon mëson. Dua të them se kur kam shoqëruar nje grupë gjermanësh për të parën herë në Shqipëri, mua, por jo vetëm mua , na la përshtypje të pa harruar kalimi mbi urën e Bunës duke hyr në Shkodër, në drejtim të Rozafës, Kalasë së Shkodrës. Në një pyetje të një gazetarit të Zërit të Amerikës se çka kan të përbashkëta Kalaja e Shkodrës me atë të Ulqinit, i thash se ty dyjat janë të larta dhe të lashta me një përjashtim se ne ,,Kalalitë,, siç e quajm në vehten , nuk e kemi braktisur kurrë tonën në historinë 2500 vjeçare. Nuk e kemi lënë shkretirë si ate të Shkodrës, as atherë kur edhe Zoti me një tërmet të fuqishëm na i rrëzoj shtëpitë, dhe pushteti i asaj kohe na i mbylli portat. Natyrishtë Rozafa dhe fati i saj, nuses së re të murosun në murin e kështijellës dhe fati i saj tragjik ka zgjuar interesim të madhë te musafirët e huaj , ndërmjet të cilëve ishin edhe shkenctar me shkalla të larta në fusha të ndryeshme. Historia kombëtare ka qenë gjithmon në fokusin e tregimit tim të musafirëve të huaj, posaçërishtë kur i kam pyetur se cilën histori dëshirojn ta degjojnë , të vërtetën a po ate të cilën e ka shkruar politika e përditshme. Kët pyetje e bëj ende edhe sot edhe atyre të cilët vijnë edhe nga Mali i Zi. Si ciceron shpesh herë dëgjoj pyetje të ndryeshme, sidomos kur bëhet fjalë për mure Ilire dhe atyre eksponateve memece të vendosur në buma a po qemere të Kalasë sonë, në Sheshin e Servantesit a po Pazarin e Gjytetit,siç e quajm ne kalalitë. Atje lartë përtej Bedenit, ku shihet Guri i Madhë dhe Guri i Vogël i Limanit, shpesh herë i kthej musafirët në ata kohët legjendare të qytetit tonë duke u treguar legjendat, por edhe historinë e vërtetë të këtij populli. I tregoj për ,,Harapët,, dhe për piratët e famshëm ulqinak, për barkat dhe flotën e tyre , për detarinë,jetën dhe folklorin e asaj kohe, gjurmët të cilat ende edhe sot i hasim te në. Muret qiklopike greko-ilire, fascinojnë musafirët. Ne i quajmë kështu dhe musafirëve u shpjegojmë se grekët nga Epiri kanë punuar me qira për ilirët sepse grekët e kanë njohur gurin më mirë.

Gjithmonë atyre të cilët kan pasur dëshirë ta degjojnë historinë e vërtetë u tërheqë vëmendjen në fasdë e mureve të Kalasë nga e cila pushteti i asj kohe në mënyrë barbare , heq gurët për të ndërtuar kishën e sh. Nikollës në vendë të xhamisë mbi varezat tona. Aty ku dikur kanë qenë tri tyrbe të mëdha në afërsinë e xhamisë nën mure të Kalasë ka pri si imam i ri edhe gjyshi im mulla Ismail Karamanaga. Pas tërmetit të vitit 1979, fasada i rikonstruktohet deri ke porta, natyrisht me gurë tjerë. Gjithashtu musafirët të huaj më së tepërmit natyrisht i intereson vesha e jonë kombëtare , adetet dhe posaçërishtë vallet tona, ajo e Peshkatarëve, Dasma Ulqinake dhe Dum Sharaveli a po Gum Sharaveli siç thotë Hajro Ulqinaku, të cilën e kemi trashiguar nga ,,Harapë,, tanë, e shumë e shumë gjëra interesante të cilët i kultivon dhe i ruan nga harresa populli ynë.Shumë intervista të botuar në revista të ndrshme, të dhëna gazetarëve nga vendi dhe nga bota, në emër të Shoqatës miqtë e Kalasë, por edhe në emrin tim personal, nuk janë të përfshirë në këtë libër. Gjithashtu dua të theksoj se nepër mesë të radiove dhe televizioneve të ndryshme nga vendi dhe nga bota kam dhenë intervista për turizëm, kulturë. Ndërmjet intervistave të shumta në televizione, dua të veçoj njerën të dhanun televizionit të Moskës në gjuhën ruse në Plazhin e madhë kur isha si përkthyes. Skenat e të shpërngulëve nga Kosova më kan mbetur në kujtesën time për gjithmon, plaku 80 vjeëar dhe fëmija sa kishte lindë në të njajtën çadër. Kam folur shpesh për legjendat dhe gjithmon në fokusin e interesimit tim ka qenë, është, dhe do të mbesë Kalaja e Ulqinit. Për të gjithë këtë kam një dokumentacion me fakte si dëshmi nga revistat, audio dhe video kasetat./Lajme nga Ulqini