Ministri Ljumoviq: Ulqini ka nevojë për strategji të kulturës

January 31, 2017   | Kulturë / Kultura

Ministar Ljumovic boravio u radnoj posjeti UlcinjuDJE NË një vizitë njëditore në qytein tonë ishte delegacioni i Ministrisë së kulturës, në krye me Ministrin zotri Janko LUMOVIQIN Ishte kjo një ndrim i protokollit i përditshëm në vizita të larta të kësaj Ministrie, kur bëhet fjalë për vizita nga Republika në qytetin tonë. Vizita të tilla, sidomos të Ministrisë të kulturës më parë, gjithmonë kanë qenë protokolare, takime me institucione përkatëse, në Kabinetin e Kryetarit.
Mirëpo, dje Ministri i ri i cili edhe vjen nga kultura, ka inicuar një takim me ato të cilët pak e shumë, janë bartësit e kulturës tek ne në Ulqin.
Kjo gjë duhet të përshëndetur, pasi që Ulqini dhe popullata e jonë, në veçanti ajo shqiptare, nuk ka shumë besim në institucionet e Republikës e Mali të Zi, duke e parë se sa shumë është i lënun qyteti ynë pas dore, jo vetum në kulturë. Ishte ky një takim i mirë, interesant.
Pas takimit në hotelin “Dolcino”, delegacioni i Ministrisë, së bashku me Krytarin e Komunës z. Nazif CUNGUN, bën një vizitë të shkurtër Kalasë tonë, Në fund të vizitës Ministi LUMOVIQ së bashku me Kryetarin CUNGU organizuan një takim të shkurtër me media, në kompleksin e hotelit “Pallata VENEZIA”

Ismet Karamanaga Facebook

Ministar Ljumovic u posjeti Ulcinju

Ulqinakët në një debat të organizuar në hotelin “Dolcino” me Ministrin e Arsimit dhe Kulturës të Malit të Zi me z.Janko Ljumoviq, kanë diskutuar për nevojën e një strategjie për kulturën, duke thënë se zhvillimi lokal ekonomik i Ulqinit përmes kulturës dhe turizmit kërkon politika konkrete lokale, ku si dokument i duhur do të ishte strategjia për kulturën.

Ministar Ljumovic u posjeti Ulcinju-1

Në debat u konstatua se shembuj konkretë të zhvillimit të turizmit përmes aktiviteteve kulturore tashmë ekzistojnë në Ulqin dhe se ky potencial ka nevojë të zhvillohet më tutje përmes një dialogu të strukturuar mes shoqërisë civile, qeverisë lokale dhe sektorit të biznesit.

Ministar Ljumovic boravio u radnoj posjeti Ulcinju-1

Sipas një komunikate për media, disa nga rekomandimet e debatit ishin,koordinim institucional brenda komunës së Ulqinit mes strategjive të ndryshme sektorale, konkretizimi i bashkëpunimit mes qeverisë lokale dhe kulturës së pavarur, përfshirja e aktorëve të tjerë relevantë në procesin e hartimit të strategjisë për kulturën, ndërrimi i mentalitetit institucional ndaj kulturës dhe trajtimit të saj në raport me sektorët e tjerë të politikave publike, por gjithashtu edhe nisja e procesit të hartimit të strategjisë së kulturës për Ulqinin.