Detaje rreth këngës së re të Genc Prelvukajt në Ulqin

February 1, 2017   | Lajmet / Vijesti

Detaje rreth këngës së re të Genc Prelvukajt në UlqinPas suksesit që pati me këngën “A të merr malli” në bashkëpunim me Lyrical Son, këngëtari Genc Prelvukaj ka nisur xhirimet e klipit të ri.

Burimet e Telegrafit thonë se këngëtari do të sjell solo projektin e ri.

Madje, xhirimet e videos kanë filluar në qytetin bregdetar të Ulqinit dhe një pjesë tjetër do të realizohet në Tivar prej kompanisë së tij Black Fish.

Këngëtari për dallim prej tjera herëve që ka sjell këngë ritmike, kësaj here do të sjellë një baladë.

Ndryshe, këngëtari pritet të sjell edhe këngë të reja gjatë këtij viti. /Telegrafi/

YouTube Preview Image