Borxhi i ndërmarrjes “Ujësjellës – Kanalizime” është rritur në 100 mijë euro, bllokohet llogaria e Komunës së Ulqinit

February 2, 2017   | Ekonomia / Ekonomija

Fatmir-Gjeka-Avdiu-ulqinXhiro llogaria e Komunës së Ulqinit ndodhet në bllokim prej disa ditësh, raporton portali lajm.me

Edhe pse kjo nuk është dicka e re, arsyet kësaj rradhe janë të cuditëshme. Sipas informacioneve që kemi në disponim , bllokimi i llogarisë është bërë për shkak të borxhit të ndërmarrjes “Ujësjellës – Kanalizime” ndaj Ujësjellësit rajonal në shumën prej 100.000 euro.

Edhe pse uji është marrë nga NP “Ujësjellës-Kanalizime”, dhe llogaria duhej tu bllokohej atyre, kjo nuk ka ndodhur por llogaria i është bllokuar Komunës.

Sipas burimeve tona, kjo ka ndodhur për shkak se ish kryetari i Komunës Fatmir Gjeka kishte marrë përsipër që kjo fakturë të paguhej nga Komuna, gjë që të cilën ai nuk e ka bërë gjatë kohës që ishte në krye të ekzekutivit lokal.

NP Ujësjellës-Kanalizime ndodhet në qendër të vëmendjes për shkak se gjendja e saj e rënduar financiare dhe teprica e puntorëve rrezikojnë seriozisht investimin 20 milion eurosh të kredituar nga banka gjermane KFW.

Në krye të kësaj ndërmarrjeje ndodhet zyrtari i Partisë Demokratike Fehim Avdiu, kurse para tij, kryetari i PD-së Fatmir Gjeka.