Ulqin, palmat drejt zhdukjes shkak prania e buburrecit ‘vrasës’ – Foto

February 2, 2017   | Anketë / Anketa, Shoqëria / Društvo

Ulqin, palmat drejt zhdukjes shkak prania e buburrecit-mbledhjaSituata alarmante me bubrrecin e kuq të palmave në Ulqin

Në Komunë të Ulqinit është organizuar takimi i përbashkët i Drejtorisë për sigurinë e ushqimit, veterinën dhe punët fitosanitare, përfaqësuesve të Komunave të Ulqinit dhe Tivarit, ndërmarrjeve komunale të Ulqinit dhe Tivarit dhe inspekcionit fitosanitar.

Drejtoresha Vesna Dakoviq informoi të pranishmit për seriozitetin e situatës të dëmeve të bubrrecit të kuq të palmave të cilën e vlerësoj si alarmante. Bubrreci i kuq deri tani ka sulmuar llojin e palmës feniks, por ekziston rreziku të përhapet edhe në llojet të tjera.

Është rënë dakord të bëhet identifikimi i të gjitha palmave të sulmuara nga ky insekt dhe të përgatiten vendimet për menajnimin e tyre. Poashtu duhet informuar qytetarët të cilët në pronat e tyre kanë palma të sulmuara nga ky shkatërrues, që duhen të veprojnë sipas udhëzimeve të Drejtorisë për sigurinë e ushqimit, veterinën dhe punët fitosanitare, sepse në të kundërtën parashifen dënimet të larta për mosrrespektimin e rregullave.

Në takim morri pjesë kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, kryetari i Kuvendit Komunal Loro Nrekiq dhe nënkryetarët e Tivarit dhe Ulqinit Slagjana Zhivanoviq dhe Vaso Radoviq.