Nazif Cungu bënë homazhe për Dritëro Agollin

February 3, 2017   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Nazif-Cungu-kryetari-UlqinShqiptarët sapo humbën një nga figurat më të shquara të botës së artit dhe kulturës, gjigandin e letërsisë sonë, Dritëro Agollin.

Vepra e tij ka kultivuar breza të tërë me shije për të bukurën, me atdhedashuri si dhe me respekt për të drejtën dhe të vërtetën.

Shpreh respektin më të madh për veprën e Dritëro Agollit dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, shprehet kryetari i komunës së Ulqinit në faqen e tijë të Facebookut.