Fillon peticioni për shfuqizimin e NP “Të mirat detare” nga Bokeški forum

February 4, 2017   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Bokeski-forumForumi i Bokës (Bokeški forum) ka iniciuar sot nënshkrimin e peticionit online për shfuqizimin e NP “Të mirat detare”, raporton portali Ul.info.

Siç transmeton Boka news, kjo parti lokale e cila ka këshilltarin në Kuvendin komunal të Tivatit është kritik i ashpër i mënyrës se si Qeveria e Malit të Zi në mënyrë të centralizuar, nëpërmjet Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit dhe NP “Të mirat detare” nga Budva menaxhon resurset më me vlerë në komunat bregdetare – detin dhe bregdetin.

“Ftojmë të gjithë qytetarët e Bokës, bregdetit dhe Malit të Zi që të nënshkruajnë peticionin për shfuqizimin e NP“Të mirat detare” për shkak të marrëdhënies së saj ndaj bregdetit, banorëve dhe sjelljes nënshtruese ndaj manjatëve të përshtatshëm politik”, tha kryetari i FB, dr. Andrija Petkoviq.

Peticionin mund ta plotësoni në linkun:  http://bokeskiforum.me/peticija-bokeskog-foruma/.