Nika: Që një lajm të jetë i plotë: Bllokada e komunës po duket se ish e bereqetshme?!

February 5, 2017   | Opinione

Muhamet Nika,  Sudski tumač- Përkthyes gjyqësor  “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin Adresa:  zgrada  SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin Telefon-i:               068 264 122 Email-i : muhamet-nika@hotmail.com  Albanski jezik-  prof. Albanskog  jezika  Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipeShkruan Muhamet Nika

Unë për vete këto punët e bllokimeve të pushtetit lokal tashti  më nuk di  si t’i shpjegoj  dhe të kem shpresë e duroj , përveç se me atë që thotë Zoti në Kuran, se  :” Ka do gjana që ju mendoni se janë keq për ju , e ato janë mirë për ju  dhe  ka do gjana që  ju mendoni se janë mirë për ju  e ata janë keq për ju”?!

Sa për lajmin e komentuar  që  “Borxhi i ndërmarrjes “Ujësjellës – Kanalizime”   është rritur në 100 mijë euro, dhe se për këtë bllokohet llogaria e Komunës së Ulqinit…” , ku portalet cekin  edhe këtë që “uji është marrë nga NP “Ujësjellës-Kanalizime”, dhe llogaria duhej tu bllokohej atyre, kjo nuk ka ndodhur, por llogaria i është bllokuar Komunës…”

Sipas burimeve  të portalit “ lajme .me..”( që është mirë i informuar…), kjo ka ndodhur “ për shkak se ish kryetari i Komunës Fatmir Gjeka kishte marrë përsipër që kjo faturë të paguhej nga Komuna, gjë që të cilën ai nuk e ka bërë gjatë kohës që ishte në krye të ekzekutivit  lokal.”?!

S’ do mend se  e gjithë  kjo  është tronditëse, por nuk është diçka e re madje praktikë e zakonshme  në komunale  dhe Gjeka kish ku të marrë shembull e pse u veçua ky lajm është punë tjetër…?! Si dhe fakti –  Pse nuk nxehet ( se për tu skuqur), s’ po pyesim…?!

Për këtë ne pyesim:

  • Kush nga komuna dha”  izen e hypi dorëzanë që komuna të paguajë nesër ..” edhe  borxhin e kredisë për   “smeqarat” e komunalës. Çfarë bëhet me këto kamiona kur ajo të privatizohet- kujt i mbesin në pronësi…?!
  • A mos pritet edhe shlyerja e kredive të tyre  dhe kredive tjera e borxheve tjera të sektorit publik nga komuna e pastaj të bëhet privatizimi që ishte moti obligim ligjor – para se të krijohen borxhet..?”
  • A arritën ndonjë herë në Ulqin smeqarat që na i premtoi komunalja e komunës së 21 të Vjenës, apo mbeten diku rrugëve  pa hy në Slloveni etj.etj.etj…?!!!

Ndërsa  tash po i lamë këto,   duke iu kthyer asaj të Kuranit. Mësohet se bllokada kësaj radhe ishte  pa dyshim e bereqetshme sepse  për arsye  të mos diturisë  profesionale – kuptohet jo me fajin  dhe dijen e kryetarit N. Cungu, paratë e projektit të peshkut nga Ambasada Norvegjeze e Mbretërisë, që realizon projektin

përmes Fondeve  IPA, në vlerën rreth 60 mijë Euro i kaluan VODA KOMIT në Budvë dhe borxhi u shlye  për pak ditë.2c