Cungu kërkon që kompetencat e inspeksionit për ndërtim ti kthehet komunës

February 6, 2017   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Kryetari-Ulqinit-Nazif-Cungu-Kryetari i Komunës së Ulqini Nazif Cungu , ka thënë për gazetën “Vijesti” se Komuna nuk ka kompetenca për ndalimin e ndërtimeve pa leje dhe se për përmirsimin e gjendjes duhet që kontrolli i tyre ti kthehet në jurisdiksion Komunës, raporton portali Lajm.me.

Inspeksioni për kontrollin e këtyre ndërtimeve punon në kuadër të Drejtorisë për inspektime, me të cilët Komuna, sipas Cungut, ka bashkëpunim të mirë, por rezultatet në terren tregojnë se ai nu është efikas.

Kryetari Cungu vuri në dyshim arsyen e sjelljes së planeve urbanistike, duke pasur parasysh mosrespektimin e tyre. Nga Drejtoria për inspektime kanë njoftuar që prej 1 marsit dhe hyrjes në fuqi të ligjit për legalizimin e objekteve, ato do të jenë më strikt në aplikimin e ligjit dhe rrënimin e objekteve të paligjshëm.