Koalicioni shqiptar “Me një qëlim” – Nimanbegut: Askush s’mund të flasë në emër të gjithë shqiptarëve!

February 6, 2017   | Politika

Koalicioni shqiptar -Me një qëlim-UlqinKumtesë për opinion i Koalicionit shqiptar “Me një qëlim”

Deputetit aktual Genci Nimanbegut i cili tha se në Parlamentin e Malit të Zi do të përfaqësojë të gjithë shqiptarët i themi, në emër të koalicionit tonë, votuesve dhe mbështetësve, se ai nuk është dhe nuk mund të jetë përfaqësuesi ynë, raporton portali Ul.info.

Intervista të cilën e dha “Pobjedës” e bën atë të padenjë për një gjë të tillë, dhe në veçanti angazhimi tetëvjeçare në funksion të deputetit.

A duhet dikush të bindet se nga themelimi i partisë së tij, veçanërisht pasi ai u bë deputet, për shqiptarët çdo gjë shkoi keq. Madje ai nuk ishte në gjendje të siguroj rindërtimin e rrugëve në Kala, e lëre më ndonjë gjë tjetër.

Prandaj, si një politikan që absolutisht nuk ka bërë asgjë për shqiptarët, por edhe për Kalalitë, i cili familjarizoi Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve, nuk ka të drejtë që ai për ata që më parë përfaqësuan shqiptarët ti kritikoj se kanë “udhëhequr politikën joparimore, afatshkurte”.

Të gjithë ato janë për zotëriun në fjalë vigana politik dhe moral në çdo aspekt.

Pra, Nimanbegut edhe një herë i themi me zë të lartë që absolutisht nuk mund të flasë në emrin tonë. Ai mund të jetë në Kuvend në Podgoricë vetëm një i dërguar nga ata që e kanë dërguar atje. Lë të flasë në emër të tyre dhe në llogarin e tyre.

Për këtë ai nuk ka nevojë për “garancionet ndërkombëtare” të tij të famshme që, nga kur ai u ul në këtë karrige të re, nuk i përmendi më asnjëherë.