Nika: Krizë politike nuk paska, por qeverisja nuk funksionon dhe paratë mungojnë

February 7, 2017   | Opinione

Letra me vlerë pa mbrojtje në koridoret e komunës së Ulqinit

Nga Muhamet Nika

Se  pak apo aspak ndryshoi puna e funksionimit të pushtetit vendor me heqjen e njërit dhe me ardhjen e tjetrit në pushtetin vendor të Ulqinit, mbase më së miri e dëshmojnë këto fotografi të bëra në prag të ardhjes së koalicionit të gjerë në pushet .

Fotografitë nga ne , u bënë para dyerve të sekretariatit për buxhet ekonomi dhe financa , që është edhe  “ zemreku “ i komunës. Andaj po i komentojmë sipas radhës për të parë përse nuk realizohet buxheti!

Fotografia  parë: pamje para dyerve të sekretariateve ,Ekonomi- Financa

Letra me vlerë pa mbrojtje-komuna-Ulqinit
Fotografia nënkupton që edhe para ardhjes së këtij koalicioni, zyrat ishin të ngushta dhe përplot me material për të zënë karriget e militantëve( injorantëve partiakë) që u punësuan për votë. Andaj materiali “ i panevojshëm” është lënë stivë në korridor nga shefi i papërgjegjshëm?”
Çfarë thotë ligji për këtë: Pas një kohe të caktuar , materiali i tillë përmes një komisioni , në prani të shefit të arkivit i dorëzohet arkivit qendror apo asgjësohet…?!
• Fotografia e dytë janë dy studime ; Strategjia Nacionale për Zhvillim të Qëndrueshëm të Malit të ZI dhe Strategjia e Zhvillimit të Turizmit në Mal të Zi deri më 2020
Letra me vlerë pa mbrojtje-komuna-Ulqinit-1

Po duket që sekretari përkatës është i vetëdijshëm që është” sot për nesër” dhe ka strategji tjetër! Eh sa larg është zhvillimi i qëndrueshëm dhe 2020…?!
Them të vërtetën unë këto dy studime i mora(vodha) për vete , po i lexoj dhe u kënaqa dhe ishalla e pres 2020?!
• KUTITË E MILIONAVE
Letra me vlerë pa mbrojtje-komuna-Ulqinit-2

Këto kuti kanë brenda buxhetin e vitit 20016 – broshurat për diskutim publik që duhej përmes tribunave tu jepej qytetarëve , për plotësim dhe vërejtje e sugjerime , por nuk u ndanë le të merret me mend përse ?!
• KUTIA E VENDIMEVE ME POREZ TË SHTËPIVE TË PA NDARA..?!
Letra me vlerë pa mbrojtje-komuna-Ulqinit-3

Shih, nëse çdo njëri vendim peshon së paku 200 euro – O ZOT SA PARET VETËM NGA KJO TAKSË RRINË KORIDOREVE, po fati i taksave tjera lokale , a mos është i ngjashëm ?! Ne themi se po…?!!
Qe pra pse nuk realizohet buxheti.
Çfarë të bëhet?!
– koalicioni i gjerë nëse ëndërron 2020, urgjentisht t’i sugjerojë kryetarit të marrë masat e duhura dhe të thirren në përgjegjësi ata që krijuan dëm material për mos realizim të buxhetit .
Përndryshe, mendoj që to të vetë përmbysen me mos punën e tyre dhe nuk qëndron teza që qytetarët nuk duan të paguajnë …?!