Ambasadorët Dinosha e Minxhozi: Rajonit i duhen ura, jo mure

February 8, 2017   | Bota

Ambasadorët Dinosha e MinxhoziAmbasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi, ka pritur të martën në takim ambasadorin e Malit te Zi në Kosovë, Ferhat Dinoshën, me të cilin ka biseduar për situatën e përgjithshme në Republikën e Kosovës.Ata kanë shprehur gatishmëri që ta japin kontributin e vet të plotë që marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët të jenë sa më miqësore e bashkëpunuese, në frymën e integrimeve evropianë e euroatlantike që e presin rajonin.

Gjatë bisedës ata kanë përshëndetur heqjen e murit afër urës së Ibrit, në Mitrovicë, pasi që vendosja e tij kishte krijuar tendosje në raportet mes Serbisë dhe Kosovës. Rajonit i duhen ura e jo mure, kanë konluduar kanë konkluduar së bashku ambasadorët Minxhozi e Dinosha.

Indeksonline