Komuna e Ulqinit nënshkroi protokolin për ndërtimin e banesave sindikale me Unioni e Sindikateve të Lira të Malit të Zi

February 8, 2017   | Shoqëria / Društvo

Nazif-Cungu-Asllan-Zeneli-Sendikat-CGKryetari Cungu priti sot përfaqësuesit e Unionit të Sindikateve të Lira të Malit ë Zi – kryetarin Srgja Kekoviq, kryetarin e Këshillit të USLMZ për Ulqin Asllan Zenelin, kryetarin e Sidikatës Shëndetësore Zoran Stanishiq, përfaqësuesin e Këshillit të Kooperativës Banesore të punënonjësve në arsim dhe kryetarin e Këshillit sindikal të Ulqinit të punënonjësve në arsim Nail Aslanin.

Në takim është biseduar për situatën në të cilën gjenden anëtarët e sindikateve dhe për mundësinë e bashkëpunimit në projekte të ndryshëm në të ardhmen. Poashtu, në takim është cekur se banesat sindikale të cilat planifikohen të ndërtohen do të jenë për të gjitha sindikatet dhe se  komuna e Ulqinit ka siguruar truallin të cilin do ta lirojë nga komunaljet. Përfaqësuesit e sindikatave kanë thënë që përparësi në përzgjedhje për banesa do të kenë anëtarët e sindikateve të shëndetësisë dhe arsimit.

Është rënë dakord që të angazhohen organet kompetente të Komunës së Ulqinit dhe në një afat sa më të shkurtër të përgatitet dokumentacioni i nevojshëm për fillin e realizimit të këtij projektit.

Nazif-Cungu-Asllan-Zeneli-Sendikat-CG-2 Nazif-Cungu-Asllan-Zeneli-Sendikat-CG-1 Nazif-Cungu-Asllan-Zeneli-Sendikat-CG-3