Kryetari Cungu me bashkëpunëtorë vizitoj kantierët e ndërtimit të investitorëve Lajka dhe Franca në Fushë Ulqin

February 8, 2017   | Real Estate

Cungu-Lajka-investitor-Ulcinj-UlqinInvestitori Bajazit Lajka është duke ndërtuar apart hotel LAJKA LUXURY, me kapacitet 100 shtretër, të nivelit 4 yje. Përpos vendosjes mysafirëve do ti ofrohet edhe shërbimi i mini spa qendrës dhe pishinës. Hoteli pritet të hapet deri në fillim të majit të këtij vitit.

Pronari i kompanisë FRANCA tha se kjo kompani ka hotele në Bijelo Pole, Tivar, Tivat dhe Plevla dhe se ky do të jetë hoteli i pestë i tyre. Hoteli do të ketë 50 dhoma luksoze të nivelit 4 apo 4 plus yje. Kjo kompani është poashtu e interesuar për hapjen e një qendre të grumbullimit të frutave dhe perimeve në Ulqin.

Kryetari Cungu i shprehi mirënjohje këtyre investitorëve të përgjegjëshëm për objektet të cilët do të rrisin kualitetin e ofertës turistike në këtë zonë. “ Këto janë objekte të pajisur me leje të ndërtime në Fushë të Ulqinit për të cilën ekziston plani detaj urbanistik, andaj apeloj tek të tjerë të ndjekin shembullin e tyre dhe të mos degjojnë deziformatat në lidhje me ligjin për legalizime që çdo objekt i ndërtuar do të legalizohet, sidomos ato në zonat ku ekzistojnë planet detajet urbanistike” – tha kryetari Cungu.

Cungu-Lajka-investitor-Ulcinj-Ulqin-1 Cungu-Lajka-investitor-Ulcinj-Ulqin-3 Cungu-Lajka-investitor-Ulcinj-Ulqin-2