Përfaqësuesja U-19 mbajti stërvitjen e parë në Ulqin (FOTO)

February 8, 2017   | Sporti / Sport
Përfaqësuesja U-19 mbajti stërvitjen e parë në UlqinEkspedita e Përfaqësueses së Kosovës U-19 e prirë nga drejtori për marrëdhënie me jashtë në FFK, Artan Govori dhe përzgjedhësi Ramiz Krasniqi me ndihmësit Nazmi Rama e Xhelal Karabegu, ka arritur sot në Ulqin dhe është akomoduar në hotelin “Olympic”, ku do të qëndrojnë pesë ditë.

Ky grumbullim vjen në kuadër të seleksionimit të futbollistëve dhe përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian 2018 që zhvillohen në tetor të këtij viti. Në këtë grumbullim  janë të përfshirë 28 futbollistë. Në orët e pasdites është zhvilluar një seancë stërvitore, ku djelmoshat përkundër rrugëtimit disa orësh nga Prishtina, kanë treguar përkushtim në stërvitje.

Lidhur me këtë grumbullim pas stërvitjes së parë biseduam me përzgjedhësin, Ramiz Krasniqi, i cili ndër të tjera theksoi: “Kjo është një gjeneratë e re dhe pothuajse është për herë të parë së bashku në një grumbullim të tillë pesëditor. Për këtë arsye pikësëpari në këtë kamp do të mundohemi që këta djelmosha të njihen sa më mirë ndërmjet veti dhe krahas kësaj të punojmë në komponimin dhe në vlerësimin e tyre.

Shpresoj se këta 28 futbollistë, prej të cilëve katër janë portierë, do ta shfrytëzojnë rastin maksimalisht dhe të tregojnë secili që e meritojnë të jenë në mesin e atyre 20 futbollistëve të cilët do të jenë edhe në grumbullimet e ardhshme. Pa dyshim se do të jetë një konkurrencë e ashpër , pasi kemi shumë kërkesa të futbollistëve që të vijnë të përfaqësojnë Kosovën, por për momentin janë këta futbollistë të cilëve iu ka dhënë mundësia. Do të mundohemi që gjatë këtyre ditëve të punojmë maksimalisht dhe të bëjmë një përzgjedhje sa më reale, sepse edhe kushtet për punë janë të mira”.

Lista e futbollistëve
Vildan Gutiqi (Besa)
Lumbardh Dellova (Liria)
Abit Salihu (2 Korriku)
Dardan Sekiraqa (Prishtina)
Drin Govori (2 Korriku)
Ramiz Bytyqi (Ballkani)
Rilind Gerbeshi (Prishtina)
Roland Vitia (KEK-u)
Rilind Namani (KEK-u)
Edison Kqiku (Hajvalia)
Ehat Gjoka (Ramiz Sadiku)
Genc Kolgeci (2 Korriku)
Leotrim Kryeziu (Drita)
Ferat Syla (Prishtina)
Flamur Gashi (Liria)
Ardit Miftari (Vjosa)
Ardit Hiseni (Trepça’89)
Gentrit Limani (Kickers Offenbach)
Rilind Ravnobaja (FC United Zurich)
Loti Celina (Stromsgodset if)
Rinor Topallaj (Sarpsborg 08)
Altrim Pajaziti (1.Fc Koln)
Kosovar Sejdiu (Lask Linz)
Lirim Kastrati (Shpendia Tiranë)
Bleron Berisha (SG Sonnenhof Grossaspach)
Otrant Kastrati (Fc Wels)
Asan Krasniqi (UVB Vocklamarkt)
Albion Gashi (Club Brugge)

Lajmi.net

Përfaqësuesja U-19 mbajti stërvitjen e parë në Ulqin-2 Përfaqësuesja U-19 mbajti stërvitjen e parë në Ulqin-1 Përfaqësuesja U-19 mbajti stërvitjen e parë në Ulqin-3